Gomisteria zanat për burra?! Njihuni me Xhoin, 21-vjeçaren nga Elbasani që ka zgjedhur këtë punë
Xhoi ka zgjedhur të punojë në biznesin e babait të saj në Bradashesh në Elbasan. Me duart e nxira nga gomat dhe vajrat e makinave, Xhoi sjell një tjetër fushë ku mund të punojnë gratë shqiptare
Xhoi, vajza nga Elbasani që ka zgjedhur të punojë si gomiste
Kush mendon se gratë nuk munden të kryejnë punë burrash, e ka gabim! Ky është përfundimi që na sjell rasti i Xhoit, një vajzë e re 21-vjeçare nga Elbasani. Xhoi ka zgjedhur të punojë në biznesin e babait të saj në Bradashesh në Elbasan. Me duart e nxira nga gomat dhe vajrat e makinave, Xhoi sjell një tjetër model ku mund të punojnë gratë shqiptare. Rastin e saj e ka prezantuar në Facebook gazetari Mentor Kikia, i cili thotë se sapo ka ndaluar pranë gomisterisë, nuk ka qenë një burrë që e ka ndihmuar, por menjëherë i është gjendur Xhoi.
Statusi i plotë:
Xhoi, gomistja 21-vjeçare që na jep të tërëve një mësim të mirë
Kur ndalova në gomisteri për të kontrolluar një gomë të shfryrë të makinës, mu afrua një vajzë e më tha: Çfarë problemi ka?
-Goma, më ka rënë!
Ajo nxitoi të kontrollojë presionin e të katër gomave. Pastaj çmontoi shpejt e shpejt gomën e rënë, e kontrolloi, dhe nxitoi ta montonte.
Unë kisha mbetur në këmbë e po ndiqja veprimet e saj. Mendova se ishte ndonjë truk, por vajza për pak minuta e mbaroi punën. Duart i kishte të nxira nga gomat, vajrat po lëndë të tjera në një servis makinash. Edhe në fytyrë kishte disa njolla të zeza pluhuri.
I kërkova leje për ti bërë disa foto. Dhe padyshim i thashë që do ti publikoja. Pranoi dhe qeshi.
“E kam biznesin tim, punoj këtu me babanë. Ia kam marrë dorën mirë”.
Kjo është Xhoi, 21 vjeç, nga Bradasheshi, në Elbasan. Ajo ka zgjedhur të bëjë gomisten. Një punë burrash kudo, por ajo e ka sfiduar dhe e bën shumë mirë.
Vendosa ta ndaj me ju rastin e Xhiot, për të dëshmuar modelin e një vajze të re që ka zgjedhur të punojë. Një punë e “pisët” dhe e rëndë. Por ajo e thotë me kënaqësi: Ky është biznesi im!
Vendosa ta ndaja këtë histori, edhe si një model për një rini në krizë, që mendon se këtu nuk jetohet më. Për një rini që referencë ka djemtë dhe vajzat e që kapardisen në rrjetet sociale me makina luksi, me paratë e baballarëve, shpesh të buruara nga krimi e korrupsioni.
Edhe pse një vajzë shoëbizi është padyshim më e famshme, unë po u kërkoj lexuesve të këtij shënimi ta shpërndajnë këtë postim si një shembull për tiu referuar. Të faleminderit Xhoi për mësimin që na jep të tërëve!
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë
27 Nëntor, 15:23
-
Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari
27 Nëntor, 15:20
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Elbasan/ Ushtronin prostitucion në një apartament me qira, 4 të arrestuar, mes tyre edhe 2 kolumbiane
27 Nëntor, 09:56
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Video e bujshme/ 7 vite më parë, ja si Suel Çela merrte përpara me 'Audi' policinë në mes të Elbasanit
26 Nëntor, 19:12
-
Aksioni në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?
26 Nëntor, 16:15
-
Dosja e SPAK / Autori që sulmoi Gjergj Zefin rezulton pjesë e bandës së Suel Çelës! Renato Bodurri del në komunikimet SKY ECC me grupin kriminal
26 Nëntor, 11:46
-
Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin
26 Nëntor, 10:29
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18