Gomonia me drogë, policia italiane:
700 kg marihuanë, vlera 7 mln €

Gomonia me drogë, policia italiane:<br />700 kg marihuanë, vlera 7 mln €
Policia italiane ka shpërndarë një komunikatë për mediat, lidhur me operacionin antidrogë sot në Brindisi, ku u sekuestruan 682 kg lëndë narkotike e llojit marihuanë. Shqiptarja.com ka siguruar deklaratën e Policisë italiane, ku thuhet se droga e kapur në gomone arrin vlerën e 7 milionë euro.

Policia italiane sqaron se kapja e gomones me drogë është bërë pas marrjes së një informacioni nga policia shqiptare se në afërsi të Vlorës është nisur një gomone me dy motorë, e cila po udhëtonte me shpejtësi në det dhe me drita fikur.

"Duke pasur parasysh rritjen e trafikut të drogës përmes detit nga Shqipëria në Puglia, përgjatë brigjeve të rajonit ishte vendosur tashmë njësia patrulluese e Departamentit të Operacioneve Detare të Policisë Financiare të Barit si dhe patrulla Detare Ajrore e Guardia di Finanza e Tarantos. Në 04.30, një helikopter i Guardia di Finanza identifikoi 30 milje larg brigjeve të Brindisit, një mjet i cili lëvizte me shpejtësi të lartë në drejtim të bregdetit. Në momentin e ndërhyrjes së forcave operacioni, trafikantët rritën shpejtësinë e gomones. Ata braktisën skafin bashkë me ngarkesën e drogës pasi dolën në breg. Në gomone u gjetën 31 pako me një përmbajtje në total prej
682 kg marihuanë, vlera e së cilës arrin mbi 6 milion euro
", thuhet në deklaratën e Policisë italiane.  

Sa i takon trafikantëve, policia italiane sqaron se vijon puna në terren për kapjen e tyre. 

letra policise italiane faqe 1

letra policise italiane faqe 2

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar