SARANDE- Policia e Shtetit dha sot paradite detaje mbi operacionin e sekuestrimit të gomones mbrëmjen e djeshme në detin jon.
Rreth orës 22.45 minuta policia kufitare kishte arritur të identifikonte një gomone me flamur grek, e pajisur me 2 motorë me nga 250 kuaj fuqi secili,e cila po lëvizte nga ishulli i Kurfuzit në drejtim të Kanalit të Çukës.
Menjëherë nga strukturat e Policisë Kufitare kanë organizuar shërbimet nga deti po ashtu dhe grupi operacional nga toka për të bërë të mundur
bllokimin e këtij mjeti të dyshimtë. Njëkohësisht janë njoftuar dhe shërbimet e tjera të policisë, të cilat ishin në afërsi të kësaj zone.
Pas 15’ është arritur të lokalizohej dhe bllokohej mjeti lundrues. Gomonia 10 metra e gjatë ishte e pajisur me 2 motorë, tip yamaha, me nga 250 kuaj fuqi secili. Pas bllokimit të mjetit lundrues policia kishte vijuar menjëherë kontrollin e zonës. “Nga kontrolli i ushtruar në zonën rreth bregut u kanstatuan dhe 2 çanta me rreth 84 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa”. Thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Strukturat e policisë po vazhdojnë kërkimet intesive për të bërë të mundur kapjen e autorëve të këtij aktiviteti kriminal.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com