Gonxhe-PD-së:Qytetërimi lë për të
dëshiruar,ja si të vini në pushtet
Firmëtari i themelimit të PD komentoi sherri e ndodhur pak minuta më parë te Komisioni i Sigurisë, mes deputetit të PD, Flamur Noka, dhe asaj të PS, Ermonela Felaj, duke thënë se kjo nuk e bën të ndihet aspak krenar që është pjesë e kësaj force politike. Më tej, ai shtoi se shkalla e qytetërimit në PD lë shumë për të dëshiruar.
Një ndër firmëtarët e themelimit të Partisë Demokratike, Blendi Gonxhe, ishte i ftuar në studion e Report Tv. Në këtë përvjetor të themelimit të PD, Gonxhe hodhi një sërë kritikash ndaj kësaj partie, që në vitin ’90 do të bashkonte firmën për krijimin e saj. Ai deklaroi se PD duhet të hapet, të demokratizohet dhe të mësojë nga gabimet e veta, si mënyra e vetme që një ditë të rikthehet në pushtet.
Më tej, firmëtari i themelimit të PD komentoi sherri e ndodhur pak minuta më parë te Komisioni i Sigurisë, mes deputetit të PD, Flamur Noka, dhe asaj të PS, Ermonela Felaj, duke thënë se kjo nuk e bën të ndihet aspak krenar që është pjesë e kësaj force politike. Më tej, ai shtoi se shkalla e qytetërimit në PD lë shumë për të dëshiruar.
“Pak para se të vija këtu, pashë një skenë që nuk më bën të ndihem krenar. PD është Kryesia e PD. PD dhe Basha janë sot gjithsecili i asaj që janë në parlament, shkalla e qytetërimit lë shumë për të dëshiruar”, deklaroi Gonxhe.
Idealet e dhjetorit, sa e aftë ishte PD?
PD nuk ishte një abstraksion, por bashkim njerëzish. PD lindi nga firmat e disa studentëve. Pas formësimit ligjor të së drejtës për të bërë një parti politike, u gjendëm para faktit se nuk kishim asnjë ide apo një projekt të vërtetë. Bashkimi pra bëri të kemi probleme dhe përplasje, pasi kishte mendime të ndryshme, edukatë të ndryshme dhe të shkuar të ndryshme. U munduam që të ruanim një bosht themelor, që të mos përsërisnim më gabimet, por fatkeqësisht këto gabime u përsëritën. Partitë përbëjnë fatin e vendit që qeverisin.
Pse firmëtarët e PD nuk janë më në PD?
PD do duhej të ndihej keq për këtë rrjedhje ndër vite, por ka qenë dhe një proces historik. Shumë nga ne e kanë parë veten jashtë një kornize racionale dhe kjo ka bërë të kenë një qëndresë më të madhe. Është mirë që ne kauza t’iu qëndrojmë. Berisha, njerëz tjerë që bëjnë ende sot role kryesore në PD kanë mishëruar PD, mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimet dhe sukseset e saj, por janë pjesë të historisë sonë.
Roli i Berishës?
Kam 27 vjet që e ndjek, herë si bashkëthemelues i PD, herë si student. Berisha është aktor kryesor dhe zë kryesor i PD. Historia ka dhënë gjykimin e vet.
Ardhja e Berishës te studentët ka emocion?
Dëshirë dhe nevojë e tij për të qenë gjithmonë i ri.
E ardhmja e PD?
Nëse PD do të mësojë nga gabimet e saj do ketë shansin të jetë një ditë në qeverisje. Nëse mbyllet, nuk hapet, nuk demokratizohet, nuk përbën model, nuk mund të ketë të ardhme.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 653
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia
22 Janar, 17:42
-
VIDEO/ Hamilton nget për herë të parë Ferrarin, tifozët në festë
22 Janar, 17:42
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Çfarë roli do të ketë Zonja e Parë në mandatin e dytë të Donald Trump?
22 Janar, 17:36
-
Nga problemet me kockat te depresioni, çfarë shkakton mungesa e Vitaminës D?
22 Janar, 17:29
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
'Zoti Trump fu*k off', eurodeputeti danez 'lëshon gjuhën': Groenlanda nuk është në shitje (VIDEO)
22 Janar, 17:00
-
Pesë ushqimet që nuk duhet t’i vendosni kurrë në derën e frigoriferit
22 Janar, 16:58
-
VIDEO/ Aksioni nis nga Ernest Muçi, Besiktas shënon supergol me Rashicën në EL
22 Janar, 16:56
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28