Ambasadori i BE: Administrata publike e pavarur dhe transparente, kyçe për suksesin e Shqipërisë për integrimin

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se Shqipëria ndodhet në një fazë kritike në bisedimet për anëtarësim, duke theksuar se një administratë e pavarur dhe transparente është kyç për suksesin e vendit tonë në negociatat e anëtarësimit. Gonzato mori pjesë në një takim pas përmbylljes së projektit financiar nga Bashkimi Europian në ndihmë të administratës.

“Kjo fazë u ka dhënë 23 nëpunëse të rinj të administratës publike mundësinë për t’u formalizuar me legjislacionin e BE-së, por edhe me mënyrën si zyrtarë të administratës publike të BE-së punojnë. Siç u tha, vjen në një kohë mjaft të mirë, në kohën kur Shqipëria ka mbërritur në një fazë kritike në bisedimet për anëtarësim, një fazë ku rëndësia e administratës publike, një administratë publike e cila është kompetente, që është e pavarur, që është transparente është kyç për suksesin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit”, u shpreh ai.

Gonzato theksoi se reformimi i administratës publike është mes grupkapitujve themelorë.

“Është në kapitullin që do të çelë negociatat e do të mbyllë ato. Kapaciteti i administratës do të jetë edhe më i rëndësishëm kur Shqipëria të bëhet anëtare e BE sepse duhet të përshtateni me kushtet e tregut të përbashkët dhe që të jeni në gjendje të përdoren efektivisht instrumentet që BE vendos në dispozicion të shteteve anëtare”, tha ai.

Projekti Young Cells Albania, i financuar nga BE, synon ngritjen e kapaciteteve për nëpunësit civilë të administratës publike, përmes trajnimeve, praktikave dhe vizitave studimore në administratat e vendeve anëtare të BE-së.

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi rikthen kaosin në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Liverpool largon 10 lojtarë, mes tyre dy veteranët Alcantara dhe Matip

Liverpool largon 10 lojtarë, mes tyre dy veteranët Alcantara dhe Matip