Gonzato i dorëzon Spiorpalit progres raportin e BE! Kryetarja e Kuvendit: Opozita e ftuar të bashkëpunojë në procesin e integrimit

Gonzato i dorëzon Spiorpalit progres raportin e BE! Kryetarja e Kuvendit: Opozita e ftuar të bashkëpunojë në procesin e integrimit

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Raportin e Progresit të BE-së për Shqipërinë.

Spiropali u shpreh se Shqipëria në BE në vitin 2030, është një projekt ambicioz, por real.

“Kuvendi, të gjithë deputetët, do ta lexojmë Raportin me vëmendje e përgjegjësi. Kuvendi është  i vendosur të udhëheqë me sukses procesin e suksesshëm të anëtarësimit në familjen europiane, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, shoqërinë civile dhe të gjithë faktorët që e bëjnë këtë proces gjithëpërfshirës. Opozita është e ftuar të bashkëpunojë në procesin e integrimit, sepse çdo perspektivë për Shqipërinë europiane vlen, duke  respektuar përgjegjësitë dhe etikën demokratike e parlamentare”, tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

Gonzato i dorëzon progres raportin Spiropalit, mesazh opozitës: Shpresoj të luajë rolin e saj brenda Kuvendit! Bardhi: Jemi të përjashtuar, fshehja e realitetit s'na ndihmon


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë