Gonzato: SPAK sinonim i suksesit, por s’mund të flemë mbi dafina! S’duhet të jetë vetëm në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

 

Në 5 vjetorin e themelimit të SPAK, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato shprehur edhe njëherë mbështetjen e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi. SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri, tha Gonzato, ndërsa e cilësoi krijimin e SPAK-ut si një element kyç për të mundësuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gonzato tha se SPAK është përballur me sfida të shumta, me kulturën e pandëshkueshmërisë dhe kulturën e ndërhyrjes së politikës në drejtësi, por thekson se po jep rezultate në mira në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithsesi, Gonzato tha se ka ende punë për të bërë, duke u shprehur se nuk duhet të flemë mbi dafina, pasi rrugëtimi europian i Shqipërisë bazohet në rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kënaqësi e madhe që bëhem pjesë e këtij festimi, 5 vjetori i SPAK. Një javë që ka nisur me çeljen e negociatave të grupkapitullit, samiti BE-Ballkani Perëndimor, sot festojmë këtë element ka të rëndësishëm të reformës në drejtësi që e bëri të mundur fillimin r negociatave për anëtarësimin në BE. Krijimi i një institucioni të fortë e të pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ka qenë element kyç. Shumë prej jush keni qenë që prej fillimeve, hapat e para që ka bërë SPAK në 2019. Jemi përballur me një shtet që ka luftuar me një kul mosndëshkueshmërie dhe një histori që politika ka me ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Ne u kemi mbështetur që prej ditës së parë dhe ta bëjmë edhe në të ardhmen. Shohim arritjet deri më tani. Në aspektin organizativ SPAK ka krijuar një struk solide që në mënyrë efikase mund të mbështesë të gjithë elementët e mandatit të vet. Nga aspektin funksional, SPAK ka ofruar rezultate të mira në disa çështje të profilit të lartë, ka rikuperuar miliona euro të pasurive të individëve të përfituara përmes korrupsionit. Kanë ndihmuar për të goditur organizatat kriminale në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri vetëm në pak vite. Janë qytetarët shqiptarë  që besojnë se SPAK është institucioni më i besuar në Shqipëri, kjo është dëshmi e punës suaj të fortë. Duhet t’i hedhim sytë edhe drejt së ardhmes, nuk duhet të flemë mbi dafina, rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do vazhdojë të mbështetet te kapaciteti dhe puna që do bëjë për të luftuar krimin e organizuar  dhe korrupsionin. Duke sekuestruar e konfiskuar këto pasuri që janë vënë në formë të paligjshme.

Emërimi i kohëve të fundit i zv.drejtorit të BKH, jo vetëm që përmbush ligjin por hap rrugë për krijimin e policisë gjyqësore që do ndihmojë hetuesit. Së dyti rritja e efikasitetit në hetimet financiare është aspekt i rëndësishëm duke përfshirë bashkëpunimin me sektorin provat, bankat.

SPAK nuk është dhe s’duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Është e rëndësishme që SPAK të fokusohet te burimet dhe të shtjellojë më të tej instrumentet e sofistikuar për të luftuar këto çështje në nivel të lartë. Ky përforcim i punës që duhet bëtë do risjellë më shumë besimin e publikut tek sundimi i ligjit. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të tilla duhet të jetë përpjekje e bashkërenduar në të gjithë shoqërinë.


Lajmi kryesor:

5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, por s’ka më të paprekshëm


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit

Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit