Google financon 150 milion dollarë
për gazetarinë online. Ja përfituesit

Google financon 150 milion dollarë<br />për gazetarinë online. Ja përfituesit
Gjigandi i kërkimit në internet, GOOGLE, ka dhënë 150 milion dollarë për një program për mbështetjen e gazetarisë kualitative në internet. E cilësuar nga vetë GOOGLE  si “Iniciativa e Lajmeve Dixhitale”, ky program do të “përkrahë gazetarinë kualitative përmes teknologjisë dhe inovacionit”.  Kjo iniciativë bashkon ‘Les Echos” në Francë, “Frankufurter Algemeine Zeitung” të Gjermanisë, “Financial Times” dhe “Guardian”, të Britanisë , “El Pais” të Spanjes, “La Stampa” të Italisë etj. Nga ana e tyre partnerët do të përqëndrohen në zhvillimin e prodhimeve, përkrahjen e inovacionit si dhe trajnime e kërkime.
 
Në një anilizë që “The Guardian” i bën këtij njoftimi të GOOGLE, arrihet në konkluzionin se në këtë mënyrë mund të themi se kjo kompani po mundohet të pushtojë tregun europian. Jo rastësisht, sipas “The Guardian”, ky projekt publikohet pikërisht dy javë para vendimit të një gjykate europiane ndaj padisë ndaj google sa i takon mënyrës së kërkimit dhe listimit në fillim të produkteve të tij e më pas klientëve. 

Sipas tabloidit britanik, kjo është një luftë ndërkontinentale në aspektin dixhital. Më herët ishin disa media të tjera që shprehën synimin e tyre për investimeve gjigande në këtë treg, por me sa duket GOOGLE përmes këtij projekti do të jetë investitori më i madh në këtë fushë. “Është një lumë me para - shprehet “The Guardian” në komentin e saj - që po hidhet për inovacionin në një projekt tre vjeçar”.

Redaksia Online
s.k/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030