Dega ruse e gjigantit global të teknologjisë, Google, është duke hetuar rrjedhjen e raportuar të rreth pesë milionë fjalëkalimeve të përdoruesve të Gmail-it.
Zyratërt rusë të Google-it kanë thënë se ekspertët e tyre janë duke punuar në këtë çështje dhe u kanë rekomanduar klientëve që të përdorin fjalëkalime më të komplikuara, si dhe të lidhin llogaritë e tyre me numrat e telefonave mobilë.
Rrjedhja është raportuar nga ueb-faqja CNews.
Zëdhënësi i rrjetit social në Rusi, VKonatakte, ka thënë se administratorët e tij do të bllokojnë përdoruesit e Gmail-it.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)











