Google Maps do të ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin e Amerikës” sapo të përditësohet zyrtarisht në Sistemin e Emrave Gjeografikë të SHBA, tha Google në një postim në X të hënën.
Ky ndryshim do të jetë i dukshëm në SHBA, por emri do të mbetet “Gjiri i Meksikës” në Meksikë. Jashtë këtyre dy vendeve, përdoruesit do të shohin të dy emrat në Google Maps.
Departamenti i Brendshëm i administratës Trump njoftoi të premten se kishte ndryshuar zyrtarisht emrin e Gjirit të Meksikës në Gjiri i Amerikës, dhe gjithashtu majën Denali në Alaskë, që është maja më e lartë në Amerikën e Veriut, në Mount McKinley.
Google Maps, që është në pronësi të Alphabet (GOOGL.O), do të bëjë një ndryshim të ngjashëm me Mount McKinley.
Presidenti Donald Trump urdhëroi ndryshimet e emrave si pjesë e një serie aktesh ekzekutive disa orë pas marrjes së detyrës më 20 janar, duke përmbushur një premtim të fushatës.
“Siç u urdhërua nga Presidenti, Gjiri i Meksikës tani do të njihet zyrtarisht si Gjiri i Amerikës dhe maja më e lartë e Amerikës së Veriut do të mbajë sërish emrin Mount McKinley,” tha Departamenti i Brendshëm në një deklaratë javën e kaluar.