Goran Rakiç: Do votoj në këto
zgjedhje pasi ka urdhëruar Serbia

Goran Rakiç: Do votoj në këto<br />zgjedhje pasi ka urdhëruar Serbia
KOSOVË - Goran Rakiç, kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore i kontaktuar nga KosovaPress ka thënë se ka për të votuar vetëm pasi kanë urdhër nga Serbia, sepse ndryshe nuk do ta bënte.

Rakiç thotë se do të bëjë votim familjar. E këtë thotë se do e bënë pasi të ketë ikur dielli, sepse siç thotë ai e ka nënën të sëmurë dhe do të shkojë me të.

Sipas tij, ka qenë e parashikuar që në orët e mëngjesit bashkë me përfaqësuesit e institucionet shtetërore të votohet, mirëpo meqenëse janë zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ata kanë abstenuar nga një ide e tillë.

“Meqenëse është urdhëruar nga shteti ynë, unë patjetër se do të votoj, por po pres të largohet dielli dhe pastaj ta kryej obligimin tim, do bëjë votim familjarë”, ka thënë ai. /Kosovapress/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar