Gorbaçov: Putin dhe Trump duhet të
gjejnë patjetër gjuhën e përbashkët 

Gorbaçov: Putin dhe Trump duhet të<br />gjejnë patjetër gjuhën e përbashkët 
Ish- udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov ka deklaruar se lideri amerikan, Trump dhe ai rus, Putin duhet të gjejnë konsensusin mes tyre sa nuk është vonë.
 
“Rekomandimi im për dy liderët është që mos krijojnë panik dhe të mos frikësojnë njëri-tjetrin”, wshtw shprehur Gorbaçov për Anadolu Agency (AA).
 
Ish-lideri sovjetik foli për tensionet diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë që kohët e fundit kanë njohur sërish rritje.
 
“Në periudhën kur erdha në detyrë marrëdhëniet mes dy vendeve ishin vetëm akuza dhe polemika reciproke”, ka thwnw Gorbaçov duke shpjeguar se përafërsisht 40 vite para se të rrëzonte murin e Luftës së Ftohtë ka qenë i ekspozuar ndaj debatit jodiplomatik.
 
Duke kujtuar mardhwniet me SHBA, kur ai ishte nw pushtet Gorbaçov tha se “fillimisht ish-presidenti amerikan Ronald Reagan më vështronte me një ndjenjë superioriteti. Por unë i thashë se ai nuk ishte mësuesi im. Kjo ishte një shprehje që e dobësoi palën përballë”.
 
“Dikur, për shkak të situatës shkatërruese në politikë ne me amerikanët kishim arritur në pragun e një lufte nukleare. Një luftë e tillë do të shkatërronte çdo gjë mbi tokë. Por, për fat të mirë liderët e dy vendeve arritën të ndërgjegjësoheshin për rrezikun e madh që nisi të formohej me armatosjen nukleare”, thekson ai.
 
Gorbaçov thotë se edhe në situatën më të vështirë politike duhet të realizohen vazhdimisht takime të ndërsjella dhe duhet të kërkohen dyer të hapura për dialog.
Gjithashtu ai këshillon se “liderët amerikanë dhe rusë duhet të drejtohen drejt rrugës së konsensusit pa qenë vonë. Rekomandimi im për dy liderët është që të mos krijojnë panik dhe të mos frikësojnë njëri-tjetrin”.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga