Gostivar: Polici vrasës i dy
shqiptarëve merret në pyetje në burg

Gostivar: Polici vrasës i dy <br />shqiptarëve merret në pyetje në burg
GOSTIVAR - Polici Jakim Trifunovski (foto), i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar të Maqedonisë, do të merret në pyetje nga gjykatësi hetues në burgun e Prilepit, ku edhe është duke qëndruar në paraburgim prej 30 ditëve.

Sipas informacioneve, gjykatësi hetues së bashku me zëvendës-prokurorin publik dhe mbrojtësin e të dyshuarit do ta vizitojnë Trifunovskin në burgun e Prilepit dhe do ta pyesin për ngjarjen.

Pas dëgjimit të Trifunovskit, gjykatësi hetues do ta pyesë edhe vajzën e tij, e cila ka qenë në vendin e ngjarjes gjatë vrasjes së dy shqiptarëve.

Menjëherë pas vrasjes në Gostivar deklaratë kanë dhënë tre dëshmitarë okularë të cilën kanë thënë se vrasjes i ka paraprirë një konfrontim verbal.

Polici, i cili në momentin e vrasjes nuk ishte në detyrë, më 28 shkurt qëlloi për vdekje me armë zjarri dy të rinjtë shqiptarë nga Gostivari, Besnik Shehapi dhe Imran Memeti.

(rg/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij