Goxhaj-Ramës: Më dhunove me
policë, por i filmova me celularë!

Goxhaj-Ramës: Më dhunove me<br />policë, por i filmova me celularë!
TIRANE - Pak orë pas lirimit nga qelitë e paraburgimit për ofendim të forcave të policisë, avokati Altin Goxhaj ka kërkcënuar publikisht kryeministrin Edi Rama. Goxhaj nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka akzuaruar kreun e qeverisë, si urdhërues të arrestimit të tij dhe gjithashtu pretendon se mbi të është ushtruar dhunë nga forcat e policisë. 

Për këtë fakt Goxhaj, pretendon se ka filmime dhe regjistrime të sakta të të gjithë dhunës së ushtruar mbi të falë një celulari të fshehur në mbathje. “E kam pasur gjatë gjithë kohës kur isha në rajonin e Policisë, – shkruan Goxhaj në Fb, duke iu drejtuar Kryeministrit. 

“E futa poshtë brekëve, ndërkohë që shkova në banjo. Si pisqollat e Isa Boletinit. Ti e di që policët vetëm aty s’kontrollojnë”, shprehet avokati.

Në mesazhin e tij me fyerje dhe shprehje banale, Goxhaj në veçanti falenderon miqtë që u solidarizuan me të. Goxhaj u arrestua nga Policia e Pogradecit dy ditë më parë pasi mori përsipër të kundërshtojë INUK-un në shembjen e një godine trekatëshe në buzë të liqenit të Pogradecit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani