VIDEO/ 'Gozhduan' Veliajn për fjalorin në një mbledhje informale, por ja gjuha vulgare e Sulejman Memës gjatë zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Tiranës

Mes gjithë skandaleve që 'prodhonte' FSHF çdo ditë, Armand Duka dhe njerëzit e tij tentuan të 'kapeshin' pas fijës së kashtësh për të shpëtuar, teksa publikuan një audio përgjim të kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen informale të zhvilluar me Shoqatat Rajonale të Tiranës.

E teksa nuk lanë gjë pa thënë për fjalorin e Veliajt, duket se fjalori vulgar ka jo pak vend në institucionin e FSHF. Në një video të siguruar nga Report, dëgjohet Sulejman Mema teksa përdor fjalë banale gjatë zgjedhjeve të manipuluara në Shoqatën Rajonale të Tiranës. "Kush po ua q* robt këtyre kundërshtareve tanë", dëgjohet të thotë ai.

Sulejman Mema është një figurë e shquar si futbollist i Tiranës, ndërsa tani mban postin e specialistit të departamentit të ekipeve kombëtare.

Zgjedhjet e 24 janarit për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana u manipuluan nga Duka, ku përmes 24 votuesve anonimë, që u futën nga ai, u arrit që të zgjidhej në krye të kësaj shoqate Krenar Alimehmeti, i vetëm në garë pasi kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq pak pas nisjes së mbledhjes. Në sallë kishte 67 anëtarë nga 40 që duhet të jenë, ku 24 janë persona anonimë të shtuar nga Duka dhe jo delegatë legjitim. Ndërsa vetë Eduard Prodani dhe 18 mbështetësit e tij u larguan pak para fillimit të mbledhjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xnxn: 27/01/2022 19:48

    Nuk e pame ate videon e kryetarit te bashkise. E dhate ju?

    Përgjigju
  • TAMARE: 27/01/2022 19:18

    Si ka munsi ky ken shum burr i mire ushtar!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit