Grabisin dhe gjymtojnë në
të dyja këmbët biznesmenin

Grabisin dhe gjymtojnë në<br />të dyja këmbët biznesmenin
GJIROKASTER- Një grabitje me maska është shënuar mbrëmë, 2 orë para mesnatës, në zonën e ish frigoriferit në qytetin e Gjirokastrës. Dy të rinj nën kërcënimin e armëve kanë dashur te grabisin magazinën e shtetasit Hetem Kërpaci.  Pasi kanë hasur në rezistencë dhe janë konfrontuar fizikisht me 48 vjeçarin, grabitësit kanë qëlluar në drejtim të tij dhe më pas kanë arritur të vjedhin një shumë prej 1 milionë lekë të vjetra dhe të largoheshin me furgonin e biznesmenit. Policia thotë se ka identifikuar autorët dhe vazhdon operacioni për arrestimin e tyre.

GRABITJA
Rreth orës 22.00, në lagjen Zinxhira , tek ish Frigoriferi i vjetër, Hetem Kërpaçi, ka qenë në magazitën e tij, që tregeton me shumicë prodhime mishi dhe bulmeti dhe së bashku me punëtorin e tij po ngarkonte furgonin me qëllim për ta pasur gati për ta çuar në treg në mëngjes. Gjatë kësaj kohe në magazinë janë paraqitur dy shtetas me maska dhe me një armë zjarri tip pistoletë ku i kanë kërkuar Hetem Kërpaçi që tu jepte lëkët që kishte në magazinë.
48 vjecari ka reaguar dhe është konfrontuar fizikisht me grabitësit me maska. Njëri prej grabitësve, i cili kishte dhe armën e zjarrit, ka qëlluar në drejtim të Hetemit, duke e plagosur në të dyja këmbët në kofshë. Grabitësit pasi kanë marrë rreth 1 milion lekë të vjetra , janë larguar me shpejtësi me furgonin e Kërpaçit i cili ishte ndezur.

SI E MËSOI POLICIA
Rreth orës 22. 15 minuta të mbrëmjes së djeshmë në sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër kishte ardhur një telefonatë nga Spitali Rajonal Gjirokastër se është paraqitur një shtetas i plagosur me armë zjarri. Menjëherë në spital ka shkuar patrulla e përgjithshme dhe Specialistët e Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër si dhe Specialistët e Sektorit Kundër Krimve të Rënda në Drejtorinë e Polciisë së Qarkut Gjirokastër. Nga verifikimet është mësuar se Hetem Gërbaci, 48 vjec lindur dhe banues në Gjirokastër në lagjen Zinxhira ishte palgosur me armë zjarri në të dyja këmbët .

NDJEKJA
Pasi kanë ikur rreth një kilometër , në vendin e quajtur NSHN, grabitësit kanë braktisur mjetin, maskat dhe disa metra më tej kanë hedhur edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe janë larguar me shpejtësi anës së lumit Drino. Dhjetra forca policie të drejtuara nga Drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërër rrethin e gjithë zonës si dhe janë ngritur disa pika kontrolli dhe pika grancë në një siparfaqje teritoriale shumë të madhe si dhe është përdorur edhe qeni i gjurmës. Por grabitësit duke përfituar nga errësira nga moti i keq kanë mundur të fshihen. Policia thotë se nga provat materiale të gjetura në vendngjarje , si dhe nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative është bërë e mundur evidentimi i të dy shtetasëve të dyshuar të cilët janë dy të rinj të moshës 23 dhe 25 vjeç nga Gjirokastra dhe Tepelena me inicilat L.D e S.Ç. Policia vazhdon operacionin e kërkimit të dy të rinjve. Policia në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Gjirokastër po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore