TIRANË- 'Aventura' e 36-vjeçarit i cili vidhte makina me anë të një çelësi të koduar ka marrë fund.
Policia ka njoftuar se numri i arrestimeve të përfshirë në këtë operacion ka shkuar në 4 si dhe janë në kërkim dy të tjerë.
Gjatë shoqërimit për në rajon 36-vjeçari ka kundërshtuar policinë së bashku me vëllain e tij 41-vjeçar, i cili më pas u la në gjendje të lirë
Mësohet se i arrestuari K. S., në bashkëpunim me 3 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit.
Vijon puna për kapjen e shetasit tjetër të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.