Tre të rinjtë Kristi Kajo, Kristi Sulollari dhe Rei Cenolli të cilët akuzohen se kanë grabitur shumën e 847 mijë lekëve nga një Bankë e Nivelit të Dytë në Rrugën e Kavajë do të qëndrojnë në burg.
 
Ishte ky vendimi i Gjykatës së Tiranës në caktimin e masës së arrestit për tre 19-vjeçarët.
 
Avokati Mbrojtës deklaroi se në grabitje nuk u përdor armë, por të rinjtë kanë përdorur një pistoletë çakmak.
 
Prokuroria deklaroi se hetimet për grabitjen e 847 mijë lekëve janë ende të hapur dhe kërkoi arrest me burg për të rinjtë ndërsa për avokatët mbrojtës pretendimi se ka një grabitje me armë nuk qëndron pasi dhe 3 ditë pas ngjarjes nuk është gjetur pistoleta pasi realisht ajo ka qenë një pistoletë çakmak dhe jo armë reale.

Tre të rinjtë nën akuzë para gjykatës pranuan autorësinë e grabitjes, ndërsa ata u arrestuan 2 ditë më parë dy prej tyre Kristi Sulollari e Kristi Kajo në Tiranë dhe Rei Cenolli u arrestua në Voskopojë ku sipas policisë ishte larguar për t’u fshehur.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)