Grabitësi i Spiro Kserës
gjykata e le në burg

Grabitësi i Spiro Kserës<br />gjykata e le në burg
TIRANE- Arbër Shiqerukaj, 24 vjeçari që akuzohet si autor i grabitjes së apartamentit të Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Pirro Ksera është lënë nga gjykata e Tiranës në masën e “arrestit të burg”. Në seancën gjyqësores, prokuroria Alma Muça i tha gjykatës se të riut i janë sekuestruar disa sende personale të familjarëve të ministrit, që për rjedhojë të krijojnë dyshime se ai është autor i grabitjes. Kësaj prove, i shtohen dhe disa pamje filmike të sekuestruara në pallatin e Kserës, në të cilat 24 vjeçari shfaqet duke hyrë dhe dalë nga pallati. Ndërkohë që prokuroria në sallën e gjyqit ka bërë me dije dhe një rast tjetër, ku i riu ka grabitur në rrugë çantën e një gruaje. I pyetur nga gjykata rreth këtyre dy rasteve, 24 vjeçari Arbër Shiqerukaj ndryshe nga ç’kishte deklaruar në polici ku pranonte autorësinë e grabitjes së ministrit Ksera, ka hedhur poshtë akuzën për këtë rast duke pranuar vetëm atë të grabitjes së çantës së gruas në rrugë. Pavarësisht kësaj, gjykata e Tiranës pasi çmoi faktet e prokurorisë vendosi lënin në burg të 24 vjecarit Arbër Shiqerukaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët