Grabitën 20 mijë € nga autobusi i linjës Itali-Vlorë, arrestohet autori i tretë i shpallur në kërkim (VIDEO)

TIRANË- Forcat “Shigjeta” kanë kapur autorin e shpallur në kërkim të grabitjes me armë të një autobusi më 25 shtator 2018 në qytetin e Vlorës.

Arrestimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku në prangat e policisë ka rënë 35-vjeçari, Ylli Murati, banues në Tiranë. Për grabitjen e ndodhur në zonën e Skelës në prangat e policisë kanë rënë edhe  dy persona të tjerë, të cilët nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë vjedhur shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “Itali-Vlorë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 35-vjeçari iu gjet dhe sekuestrua një dozë kokainë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar më herët edhe Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Ngjarja

Dy personat e armatosur me kallashnikov kanë qëndruar brenda në makinën benz, ndërkohë personi i tretë që mbante në dorë një pistoletë, ka zbritur nga makina duke thirur “Policia e Shtetit”, dhe menjëherë kanë filluar t’i marin paratë udhëtarëve.

Autobusi ka mbërriur nga Italia rreth orës 08:30, në ambientet në sheshin e stadiumit “Flamurtari”. Pasi është parkuar në vendin e ngjarjes është afruar një automjet tip “Benz” me targa AA 523 BT, nga ku kanë zbritur 3 persona të armatosur dy prej tyre me armë automatike dhe një person me armë pistoletë.

Personat kanë kërcënuar me anë të armëve Defrim Balilajn duke i marrë një shumë prej 4000 euro si dhe një shumë tjetër prej 15.350 euro të cilat i kishte të vendosur nën sedilen e shoferit dhe janë larguar në drejtim të rrugës Vlorë -Novoselë.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe ndalohet nga Forca “Shigjeta” një nga autorët e vjedhjes me armë të një autobuzi të ndodhur më 25 shtator 2018 në qytetin e Vlorës.

Shërbimet e Forcës “Shigjeta”, gjatë kontrolleve të ushtruara përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kapën dhe ndaluan shtetasin :

- Ylli Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim nga D.V.P. Vlorë, pasi më datë 25.09.2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “Itali-Vlorë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë” .

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)