Tekniku i kamerave të sigurisë në një supermarket në Sarandë ka bashkëpunuar me grabitësin serial për të vënë në zbatim planin e vjedhjes së supermarketit. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga Bektash Cukallën 37 vjeç, i punësuar si teknik i kamerave të sigurisë dhe Edmond Duzhën 40 vjeç, banues në Tale të Lezhës, i dënuar më parë në Itali për vjedhje dhe sulm ndaj forcave të policisë.

Nga hetimet rezulton se Cukalla ka parë përmes kamerave, shumën e lekëve në kasafortë dhe kodin e sigurisë. Duzha bashkë me një person ende të paidentifikuar kanë mbërritur një ditë para ngjarjes në Sarandë ku i ka pritur Cukalla, i cili u ka treguar rrugën nga do hynin në market.

Pas vjedhjes ata kanë shkuar tek shtëpia e një të afërmi ku kanë bërë ndarjen e parave. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë në një supermaket në lagjen nr4. të qytetit bregdetar, ku si pas dëshmisë së pronarit janë vjedhur 200 mijë euro. Ndërsa autorët u vunë në pranga mbrëmjen e së mërkurës (29 Dhjetor).

 Policia bën të ditur se është sekuestruar një pjesë e parave të vjedhura, përkatësisht 400.000 lekë, 2500 dollarë dhe 1000 paund. Po kështu janë sekuestruar 2 automjete, me të cilat janë larguar autorët pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 lap-top.  Tashmë pas hekurave janë Edmond Dusha dhe Bektash Cukalla, ndërsa dyshohet se në vjedhje ka marrë pjesë dhe një person i tretë.

 

Pamje nga arrstimi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:59
Bashkëpunoi me hajdutin 'serial' për vjedhjen e marketit ku punonte në Sarandë, ky është 37-vjeçari që u arrestua nga polica

1640854505_BEKATSHCUKALLA.jpeg

Report Tv ka siguruar foton e Bekdash Cukallës, një prej autorëve të cilët vodhën supermarketin në Sarandë. Cukalla ishte i punësuar si teknik i kamerave të sigurisë në këtë supermarket dhe nëpërmjet telefonit të tij ka kontrolluar shumën e parave që gjendeshin në ambientet e këtij subjekti. 37-vjeçari ka bashkëpunuar me autorin e Edmond Duzha, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë, për të marrë lekët në marketin ku punonte.