ITALI - Policia italiane njoftoi një ditë më parë se kishte shkatërruar një bandë grabitësish në Itali. Në prangat e policisë kanë rënë katër shqiptarë të moshës 19 dhe 31 vjeç, të akuzuar për grabitjen e 24 banesave në qytetin e Bolonjës. Të rinjtë e arrestuar janë Klevjan Musaku, Klodian Mhilli , Xhoni Cani dhe Kreshnik Balloku. Grabitjet janë kryer për periudhën nëntor 2017-shkurt 2018, duke shkaktuar dëme me vlerë nga 3 mijë euro në 20 mijë euro. Edhe pse grabitjet ndodhën për një periudhë katër mujore, policia italiane nuk po arrinte të binte në gjurmët e autorëve.

Katër shqiptarët e arrestuar në Itali

Provat e lëna nga ata, si gjurmë gishtat, në një apartament të vjedhur prej tyre, do të çonte drejt identifikimit dhe zbërthimit të grupit kriminal. Strategjia e tyre e grabitjes ishte të mos vepronin bashkë, por të ndarë në grupe prej 2 deri në tre persona.