Grabitën blindat me 3 mln Euro/ Prokuroria kërkon 24 vite burg për organizatorin, 127 në total për bandën (EMRAT)

Grabitën blindat me 3 mln Euro/ Prokuroria kërkon 24 vite burg për organizatorin, 127 në total për bandën (EMRAT)

Anëtarët e bandës së grabitësve

TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën ditën e sotme për autorët e grabitjes së blindave me 3 milionë. Tetë personat akuzohen për tre episode, grabitjen e një banke të nivelit të dytë te stacioni i Trenit dhe dy të tjerat në rrugën e Rinasit në vitin 2015.

Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg për organizatorin Aleksandër Murataj, i cili është ende në kërkim, ndërsa në total për të gjithë anëtarët e bandës janë kërkuar 127 vite. Në tre grabitjet e realizuara kanë marrë pjesë persona të sprovuar disa herë për të tilla grabitje si Murataj, ish-komando të ushtrisë dhe ish-policë, të praktikuar më armët dhe stërvitur mirë për sulme të befasishme.

Gatë hetimeve të kryera dy prokurorëve të çështjes iu kanë ardhur në ndihmë dhe rrëfimet e të pandehurve Admir Çerpjas dhe ish-komandos Ditjon Memlika, të cilët tashmë mbajnë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi kanë treguar me detaje të gjitha planet dhe mënyrën e organizmit para dhe pasi kryenin një grabitje.

Por ndihmesë në këtë hetim kanë qenë dhe pamjet filmike të fiksuara nga kamerat në vilën e Muratajt. Tashmë pritet vendimi i gjykatës pas pretencës së prokurorisë.

Pretenca e prokurorisë
Organizatori Aleksandër Murataj 24 vjet burg në mungesë
Dash Kupa 20 vjet burg
Ernest Kupa 19 vite e 8 muaj burg
Neim Avdyli 20 vjet burg
Ditjon Memlika 5 vjet e 8 muaj burg
Admir Çerpja 5 vjet e 8 muaj burg
Fatjob Xhyliu 16 vite burg (bashkëpunëtor i drejtësisë)
Dritan Sinani 16 vjet burg (bashkëpunëtor i drejtësisë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë