Grabitën kambistin në Korçë, në pranga ish-polici i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh! Arrestohet një 28-vjeçar i cili e strehoi (VIDEO)

KORÇË - Një tjetër person, autor i dyshuar i grabitjes së kambistit në Korçë disa ditë më parë është arrestuar nga policia. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Martin Arëza, i cili është ndaluar në Tiranë duke udhëtuar me mjetin tip Volksëagen.

33-vjeçari ishte i shoqëruar dhe me një person tjetër, 28 vjeçarin Adhurim Shega i cili dyshohet se ka streguar Martin Arzën pas grabitjes.

Gjatë kontrollit në makinën e tyre, janë gjetur dhe disa dokumente dhe veshje policie që Martin Arëza i përdorte për të shmangur kontrollet e policisë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Arëza ka qenë me precedent penal dhe ka qenë i dënuar për falsifikim dokumentesh. Ai punonte si oficer policie në kufi.

Grabitja e kambistit në Korçë ndodhi më datë 11 shkurt në lagjen nr.1 të qytetit ku 3 persona grabitën kambistit 4 milion lekë të reja (40 mln të vjetra). Pas një përplasje fizike midis kambistit dhe Cacit ky i fundit përfundoi në prangat e policisë.

Ndërkohë autoritetet, përveç Agim Çaçit dhe Martin Arzës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të tretë por janë ende në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Korçë/ U arrestua si autor i grabitjes së kambistit, 33-vjeçari i dënuar për falsifikim dokumentesh! Punonte si oficer policie në kufi

1614162090_arrestimkroce.jpg

33-vjeçari Martin Arëza i arrestuar nga policia si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së kambistit në Korçë ka qenë i dënuar më parë.

Ai punonte si një oficer policie në kufi dhe falsifikonte dokumentet për kalim të paligjshëm.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është arrestuar në vitin 2015. Kjo shpjegon dhe faktin se në makinën e tij gjatë arrestimit u gjetën dokumente dhe veshje policie.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump