Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen si autorë të disa grabitjeve në Kavajë, Tiranë, Krujë, Kukës e Pukë. Rasti më i fundit ishte grabitja e një lokali në Kavajë dhe kanosja e pronarit që të mos kallëzonte krimin.
Pas denoncimit, policia nisi operacionin 'Shtegtarët', ku në pranga ranë Besjan Dedaj, 33 vjeç nga Fushë Kruja e Sajmir Voka, 28 vjeç nga Tirana.
Si ndodhi ngjarja? Dy autorët në një lokal në Golem, kanë vjedhur televizorë e sende të tjera, dhe pas disa ditësh, kanë shkuar përsëri në lokal dhe kanë kanosur me armë zjarri pronarin e lokalit, për të mos kallëzuar. Gjithashtu nën kërcënimin e armës, me qëllim që klientët të mos tregonin e të mos njoftonin Policinë, u kanë marrë 4 klientëve, aparatet celulare dhe janë larguar.
Dy të arrestuarit janë autorë edhe të vjedhjes së një banese në Kavajë, si dhe disa automjeteve që i kanë çuar për pjesë këmbimi në Kukës.
Gjatë aksionit u sekuestruan 1 kallshikov, një sasi municioni luftarak si dhe një shumë parash 700.000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Vjedhja" dhe "Kanosja për të mos kallëzuar", kryer në bashkëpunim, për veprime të mëtejshme procedurale.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
41.5%
-
Të gabuar
54.4%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 8477
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Lëvizte i armatosur afër Rinasit, arrestohet 34 vjeçari! Qëlloi me armë në drejtim të policisë nga servisi i tij, nuk ka të lënduar (EMRI)
13 Shkurt, 20:43
-
GJKKO e la në burg Veliajn, Dalipi: Mungon transparenca, lapsusi i prokurorisë se është 'i dënuar' i rëndë! Pjesë nga dosja dolën në publik para se t'i kishte avokati
13 Shkurt, 18:55
-
Zbardhet çfarë i tha Veliaj prokurorit Ols Dado në sallën e gjyqit: Më burgosët në mes të fushatës, akt i pastër politik! Oficeri gjyqësor sms intimiduese gruas time
13 Shkurt, 18:03
-
Hetimi ndaj Veliajt/ Kryebashkiaku i Tiranës reagon nga paraburgimi: Paçavure e kurdisur me zell nga Ols Dado! Më quan të dënuar pa u bërë gjyqi! Në qeli me Jurgis Çyrben
13 Shkurt, 17:00
-
Vlorë/ Arrestohet shoferi 54-vjeçar, në bagazhin e taksisë iu gjet një automtatik 4 ditë më parë! Bashkëpunoi me një 17-vjeçar për të trafikuar armën
13 Shkurt, 15:50
-
Tiranë/ 47-vjeçari bie nga skelat e një kantieri ndërtimi në rrugën ‘Don Bosko’, i shtruar në spital prej 2 ditësh
13 Shkurt, 15:49
-
Tiranë/ Nuk justifikonte burimin e mbi 18 mijë eurove që policia i gjeti në makinë, vihet nën hetim 28-vjeçari
13 Shkurt, 15:42
-
Tiranë/ Banda e 7 të miturve nën akuzë, hapnin profile false si femra në rrjetet sociale dhe fusnin në kurth 'klientët'! Takimet në vendet e errëta, u vidhnin paratë
13 Shkurt, 15:38
-
Tiranë/ Shisnin kokainë në doza, 2 të arrestuar! Njërit i gjenden mbi 28 mijë euro, tjetrit 600 mijë lekë
13 Shkurt, 14:11
-
Dhjetë ndeshje këtë sezon, Partizani rinovon me mesfushorin korçar
13 Shkurt, 13:31
-
Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, SPAK kërkon 3 vite burgim për Jorgo Goron dhe konfiskim pronash! 5 vite burg për dy drejtorët, sekuestrim edhe të 10 mijë m2 tokë në Gjipe
13 Shkurt, 09:48
-
‘Drejtësi e re europiane’, BE reagon për deklaratat e Ramës pas arrestimit të Veliajt: Thelbësore pavarësia e SPAK! Po ndjekim zhvillimet për hetimin ndaj kryebashkiakut
12 Shkurt, 17:02