Grabitës serialë dhe të dhunshëm, njëri 17 dhe tjetri 18-vjeç! Arrestohen 2 shqiptarët problematik të Italisë

Grabitës serialë dhe të dhunshëm, njëri 17 dhe tjetri 18-vjeç! Arrestohen 2 shqiptarët problematik të Italisë

Foto ilustruese

ITALI-  Pas kryerjes së disa vjedhjeve dhe grabitjeve dhe pas arratisjes nga një qendër pritëse ku po mbahej  në vijim të hetimeve të kryera nga karabinierët e Firences, u arrit që të arrestohej përsëri  një i mitur  17-vjeçar shqiptar si dhe të identifikohej si autori i disa vjedhjeve në Firence, së bashku me një 18-vjeçar tjetër shqiptar dhe 2 rumunë.

Vjedhjet raportohet se kanë ndodhur që prej datës 11 qershor, ku i mituri hyri në një objekt tregtar në “Via della Pergola” dhe sulmoi pronarin me një shishe qelqi, duke e detyruar viktimën e tij të strehohej në dhomën e pasme dhe më pas i mori portofolin e tij ku kishte 300 euro si dhe dokumente personale dhe karta pagese. Me këto të fundit, i riu kishte shkuar të blinte 54 euro cigare në një dyqan duhani në Piazza Santa Croce.

Hetimet e karabinierëve vazhduan derisa i mituri u identifikua si bashkëpunëtor i një grabitjeje të dhunshme të ndodhur më 4 gusht. Pas kësaj, ditën e nesërme, karabinierët e arrestuan atë dhe 3 personat të tjerë të cilët ishin bashkëpunëtorët e të riut, një shqiptar 18-vjeçar dhe dy 25-vjeçarë rumunë.

Katër të dyshuarit, në orën 4.30 të datës 4 gusht iu afruan një turisti francez 18-vjeçar, e rrethuan dhe e sulmuan me shqelma dhe grushte në kokë dhe trup. Ata i morën “iPhone-in”, një kartë debiti dhe 200 euro kesh dhe më pas janë larguar me vrap nëpër rrugët e qendrës së Firences  duke e

Së fundi, hetimet do ta vendosnin atë edhe në skenën e një vjedhjeje të rëndë në një pikë transferte parash në Piazza del Mercato Centrale, mbrëmjen e  13 gushtit, pas thyerjes së derës së hyrjes, i mituri kishte hyrë në biznes duke e kthyer përmbys dhe duke marrë prej aty 800 euro nga arka.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja