Hajdutët u futën nga dritarja e tualetit dhe i grabitën, të moshuarit në Gjirokastër: Më kapi për fyti, të më thoshte, do ja jepja vetë! Kapet njëri nga autorët: Më duheshin lekët

Dy të moshuar janë grabitur me dhunë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kodra e Shtufit. Kanë qenë dy grabitës të cilët kanë hyrë nga dritarja e tualetit të banesës në katin e parë të një pallati dhe aty kanë mbajtur peng për 2 orë çiftin e të moshuarve deri sa të jepnin të hollat që kërkonin.

Sipas dëshmisë së Hismet Shehajt 78 vjeç, grabitësit i kanë keqtrajtuar të shoqen e tij duke tentuar ta mbysnin nëse nuk do të tregonte se ku i kishin fshehur të hollat. Shehaj u ka dhënë shumën që kishin, 187 mijë lekë që ishte qiraja e banesës ku jetojnë.

Në këtë moment dy keqbërësit të maskuar kanë qëlluar me grushte dy pleqtë dhe janë larguar duke sharë dhe ofenduar. Menjëherë çifti i te moshuarve Hismet dhe Luiza Shehaj kanë lajmëruar policinë. Blutë e Gjirokastrës fillimisht shoqëruan 4 persona, njëri mes të cilëve ishte autori ndërsa tjetri është në kërkim.

I arrestuari i identifikuar nga dëshmia e të moshuarve, fqinjit efektiv policie, por edhe sendet e gjetura pranoi krimin duke deklaruar para grupit hetimor se "Më duheshin lekët".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
Të moshuarit tregojnë tmerrin: Më kapi për fyti, mendova se ishte burri, po të më thoshte, do ja jepja vetë lekët (VIDEO)

Pas dëshmisë në polici,  çifti i të moshuarve në Gjirokastër, Hismet Shehaj me bashkëshorten kanë rrëfyer tmerrin që përjetuan. "I ra të fikët në një moment. Unë u ngrita, ai uli kokën dhe iku. Unë u morë me këtë (gruan) se i ra të fikët. Nuk e pamë, ishte djalë i gjatë, i hollë dhe me pantallona të shkurtra. Policia erdhi për 5 minuta" tha Laze Shehu.

E tronditur, e moshuara Luiza Shehaj tha se nëse do ia kishte kërkuar, do ia kishte dhënë vetë lekët hajdutit vetëm që ngjarja të mos ndodhte. "Me këtë që më ka bërë do ia kishë dhënë lekët vetë, nuk jam në gjendje të mbaj trupin. Unë shes lakra te tregu që paguaj qiranë, më vodhi edhe peshoren. 187 mijë lekë dhe peshoren. Kishte marrë lekët dhe erdhi te dollapi, ai më zuri për fyti, pandeha se ishte burri dhe bërtita, i thashë cfarë bën, ai iku sa u ngrit ky, mua më ra të fikët.

Mora policinë, më ndihmoni u thashë. Policia na tregoi një person, na trupi ai na dukej, por nuk e njoh. Më mori lekët e qirasë, nuk e di ku ti gjej, do dal të fle jashtë, të shes lakra. Jam tronditur shumë, jam për në spital. Të më kishte thënë 'm'i jep këto lekë do ia jepja, vetëm këtë veprim mos e kishte bërë" tha ajo.

Ora 11:15
E identifikuan të moshuarit dhe fqinji polic, kapet i riu që grabiti të moshuarit: Më duheshin lekët (VIDEO)

Policia ka arrestuar njërin nga autorët e grabitjes së çiftit të të moshuarve sot në Gjirokastër. Ai ishte mes 4 të shoqëruarve, me inicialet V. K. 32 vjeç, banues në lagjen "18 Shtatori", ndërsa tjetri është ende në kërkim. I arrestuari ka pranuar krimin duke deklaruar se "grabitjen e bëra se më duheshin lekët'. Deçiziv në zbulimin e autorit ka qenë dëshmia e një efektivi policie që është fqinj me çiftin e të moshuarve, por edhe përshkrimit që bënë të zotët e shtëpisë.  

Sipas policisë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen "Kodra e shtufit" ai hyri nga dritarja e tualetit dhe vodhi 18.700 lekë. Policia thotë se "kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi". Pavarësisht se policia thotë nuk u është shkaktuar dëme fizike, të moshuarit treguan se u dhunuan. 

Ora 10:50
Vajzat tregojnë si hajdutët grabitën prindërit: Nënës i vendosi dorën në fyt (Çanta ku kishin futur lekët e qirasë)

Report Tv sjell pamjet brenda banesës së çiftit Shehu që u grabit në orët e para të ditës së sotme. Çifti kishte dy vajza të martuara, ndërsa jetonin vetëm.

Vajzat e të moshuarve i thanë gazetarit të Report Tv Piro Nase se bazuar te rrëfimi i prindërve, hajdutët fillimisht kishin tentuar të futeshin brenda nga aneksi, por nuk arritën duke hyrë më pas nga dritarja e tualetit.

Njëri nga hajdutët i ka vendosur dorën në fyt të moshuarës, ndërsa tjetri mbante të moshuarin duke i kërcënuar se nëse s'u jepnin lekët do i mbysnin. Pas kërcënimeve dhe dhunës, e moshuara ka marrë lekët që çifti kishte në çantë dhe ua ka dhënë, 18 mijë, që qirasë së banesës.

1595580417_782.jpg

Çanta ku të moshuarit kishin lekët
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lari: 24/07/2020 12:35

    Nji meter litar nuk gjindet ne shqiperi me i var prej fyti,vetem nji meter dhe kshu i behet mesim te tjereve

    Përgjigju
  • PPSH: 24/07/2020 11:39

    Ma mir diktatur dhe jeten e sigurte se sa demokraci si nuk ke as gja te sigure si me lek si pa lek

    Përgjigju
    • Lari: 24/07/2020 14:26

      Ne shqiperi nuk ke nevoje me i lexu ne gazete se çdo gje meret vesh edhe kur komshiu kollitet te gjithe flasin neper kafe

    • Lari: 24/07/2020 14:21

      Çfare vjedhjesh ka pas ne ate kohe vjedhje ne koperativ rrush e fiq,u be nje vjedhje lopesh ne koperativ ne rrushbull dhe te 4 hajdutat i varen me litar ne mes te shkozetit kush eshte nga ajo zone duhet ti kujtohet per Biun e Zades. por nuk te hynte njeri ne shpi e te dhunonte ose te vriste per 5 lek

    • Arsyeja: 24/07/2020 12:41

      Nuk eshte e vertete se ne diktature e kishe jeten te sigurt. Mund te shkoje per dhjame qeni shume lehte. Mjaftonte nje leter anonime ose nje spiun ne rrethin e miqve edhe e ngrysje jeten ne burg ose internim. Vjedhje ka pasur plot edhe ne diktature po nuk i lexoje ne gazete.

  • Shaban: 24/07/2020 11:19

    pse me simbole v.k jepebi me emer e mbiemer me atesi dhe adrese dhe me surrat. Lidheni te rrapi ne shesh dhe ngordheni ne dru.

    Përgjigju
  • Hajduti: 24/07/2020 10:45

    O nene do te kete qene o djali ose nipi se tjeter kush nuk e ka ditur sa njerez ka patur ne banese ne momentin qe ka ndodhur vjedhja

    Përgjigju
  • $$$$$$: 24/07/2020 10:17

    Edhe sikur ti kapin jemi vend pa ligje ,e shumta dy muaj burg edhe dalin ..gjykatesit kanceri shqiperise.!

    Përgjigju
  • asdfg: 24/07/2020 10:16

    A kane shpirt keta njerez?

    Përgjigju
    • mbghkl: 24/07/2020 10:50

      e kane shitur te djalli shpirtin per para

  • NENA: 24/07/2020 09:57

    O u shofshi o zot sikur biri im te jete .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit