Grabitet me armë argjendaria në Vlorë, autori qëllon në ajër me plumba manovër! Arrestohet sapo del nga dyqani me çantën me florinj në dorë e shootgun

Një grabitje me arme zjarri ka ndodhur në një argjendari në Vlorë në bulevardin “Ismail Qemali". Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:05  ku një person i maskuar me syze dhe kapele nën kërcënimin e një shootgun që kishin me vete arriti të merrnin disa bizhuteri me vlerë duke i futur në një çantë.

Fillimisht autori i identifikuar si Martin Kapllanaj, 18 vjeç, ka qëlluar 2-3 herë me plumba manovër në ajër duke trembur banorët në zonë dhe punonjësit e argjendarisë dhe më pas ka kryer grabitjen. Pasi ka kërcënuar pronaren e argjendarisë E. H. dhe një person tjetër që ndodhej aty duke i detyruar të shtriheshin në tokë, ka marrë florinjtë dhe bizhuteritë duke i futur në çantë dhe më pas është larguar me vrap.

Për ngjarjen është njoftuar policia e cila ka bërë të arrestimin e tij në lagjen “Isa Boletini”. Policia ka arrestuar 18-vjeçarin Martin Kapllanaj,  si dhe ka sekuestruar çantën me florinj dhe shootgun-i të cilin e kishte me plumba manovër.

Në lidhje me ngjarjen Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa ka sekuestruar kamerat e sigurisë në argjendari. Banorët dhe vetë pronarja e argjendarisë u shpreh për mediat se janë terrorizuar nga të shtënat dhe nga frika janë shtrirë në tokë duke mos mundur të shohin në fytyrë autorin.

Argjendaria që ku ndodhi grabitja

 

Argjendaria ku ndodhi grabitja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Vlorë, pronarja e argjendarisë së grabitur: Ishte me çifte në dorë, s'e pash dot në fytyrë autorin (VIDEO)

Pronarja e argjendarisë së grabitur me armë në Vlorë paraditen e sotme ishte e pranishme kur ndodhi ngjarja së bashku me një punonjës tjetër. Pas arrestimit të tij, ajo është shprehur e tronditur për mediat duke thënë se nuk arriti ta shikonte autorin në fytyrë pasi ishte me kurriz dhe u detyruar të shtrihej në tokë. Ajo tha se autori mbante një çifte në dorë ndërsa i kërcënonte se dol qëllonte.

"Nuk e pash autorin në fytyrë se isha me kurriz, po mbante një çifte në dorë! U shtrim përtokë, nuk mund të flas dot tani", tha pronarja e argjendarisë.

Ora 11:52
Grabiti me shootgun argjendarinë, kush është autori që mbushi çantën me florinj

1619690009_autorivlore001.jpg

Autori Martin Kapllanaj

Reprot Tv ka siguruar foton e 18-vjeçarit Martin Kapllanaj, i cili është autori i grabitjes së argjendarisë në Vlorë. 18-vjeçari është kapur nga policia ndërsa ndodhet nën pranga brenda furgonit të efektivëve të policisë Vlorë.

Ora 11:51
Pamje nga florinjtë brenda çantës së autorit, u grabitën nga argjendaria në Vlorë

1619689578_cantamebizhuteri.jpg

Paraditen e sotme në Vlorë një argjendari u grabit me armë, ndërsa autori mbushi një çantë me florinj. Ai u arrestuar apo u largua me vrap nga argjendaria, ndërsa policia sekuestroi armën shootgun me plumba manovër dhe çantë ku kishte futur florinjtë.

Arma që kishte autori
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skenderi: 30/04/2021 01:46

    Kush ishte ky djali ?

    Përgjigju
  • Eris: 29/04/2021 13:21

    Ka par shume filma ky duke pire cik jeshile... Futeni brenda 30 vite te behet njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston