Është grabitur me armë zjarri kallashnikov zyra e Postës Shqiptare në Gjirokastër dhe autori është arrestuar brenda pak minutave. Ngjarja ka ndodhur para 10 minutash kur Ilir Mata, 29-vjeç nga Vlora, nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, hyri në zyrën e Postës Shqiptare në Pazarin Karakteristik dhe grabiti rreth 300 mijë lekë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije 29-vjeçari ka tërhequr një sasi të padeklaruara të hollash tek sporteli ku ndahen pensionet. Pasi ka tërhequr të hollat, 29-vjeçari nga Vlora, emigrant në Greqi, është larguar me shpjetësi.
Por policia u vu në lëvizje dhe e prangosi të riun vetëm pak minuta më vonë, në zonën e ish Poliklinikës, në lagjen Meçite dhe e ka shoqëruar direkt në Komisariatin e Policisë.
'Rreth orës 12:52, një shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka arritur të marrë një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare në lagjen "Varrosh", Gjirokastër, dhe është larguar me shpejtësi në rrugicat e lagjes Varosh. Më marrjen e njofitmit, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Falë kontrollit të imtësishëm të zonës, shërbimet e Policisë bënë të mundur që pas disa minutash të lokalizonin dhe të arrestonin autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin I. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe të sekuestronin armën e zjarrit, shumën e parave të vjedhura, kapuçin dhe një palë doreza. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi municioni luftarak. 29-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.'- njofton policia.
M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Krishtlindja/ Urime për paqe dhe dashuri nga Gjirokastra
25 Dhjetor, 12:00
-
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë
23 Dhjetor, 17:38
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor, 16:49
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor, 10:34
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh
22 Dhjetor, 19:26
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor, 16:59
-
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
21 Dhjetor, 18:59
-
Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulën e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët
21 Dhjetor, 15:40