TIRANË- Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në një pikë dhënie kredie të vogla në rrugën 'Muhamet Gjollesha' në kryeqytet. Një person i maskuar nën kërcënimin e një pistolete është futur brenda ambienteve të subjektit të kredidhënies dhe ka marrë një sasi parash ku më pas është larguar me shpejtësi.
Sipas policisë autori i kësaj grabitje ka qenë rreth 1.80 cm i gjatë dhe ka qenë i veshur i tëri me rroba të zeza e me kapuç në kokë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes por identifikimi i autorit do të jetë i vështirë për shkak të maskimit të tij.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje e rëndë nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë , Shqiponjat, Forca e Posaçme Operacionale.

Komente

