Një karburant në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në Fllakë, ku dy persona i kanë marrë me dhunë një sasi lekësh personit i cili mblidhte lekët e xhiros. Pas grabitjes, ata janë larguar me një automjet.
Në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
Gjithashtu, për zbulimin e plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.