Një pikë karburanti në Krastë të Krujës është grabitur gjatë natës nga disa persona të maskuar dhe me armë. Policia ka identifikuar autorët dhe i ka shpallur në kërkim. Autorët nën kërcënimin e një armë gjahu i kanë marrë punonjësit të karburantit xhiron ditore, rreth 20 mijë lekë.
Për të kryer grabitjen, autorët kanë ardhur në këmbë nga mali dhe janë larguar po në këmbë.
Komento
Komente





