Hajdutët bastisin shtëpinë e ministrit të Punës dhe të Çështjeve Sociale Spiro Ksera në lagjen “Fadil Rada” në Tiranë. Ata kanë grabitur një aparat Ipod Apple, një orë të shtrenjtë, disa mijëra euro (policia nuk bën të ditur shumën) si dhe disa aksesorë të ndryshëm. Grabitja ka ndodhur me datë 31 janar, por policët e komisariatit 3 në kryeqytet kanë mundur të vënë në pranga sot vetëm njërin prej të dyshuarve.
Në pranga është vënë shtetasi Arbër Azem Shiqerukaj, i vitl.1987, lindur në Tropojë dhe banues në rrugën ‘Aleksandër Moisiu” Tiranë, me arsim 8 klasë, i pa dënuar.
Sipas policisë Shiqerukaj iu kalua për veprime të mëtejshme Komisariatit nr.3, si autor i dyshuar për ngjarje të tjera ndodhur në juridiksionin e këtij Komisariati.
Ky shtetas në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë vidhnin në kryeqytet nëpërmjet hapjes së dyerve të blinduara , biznesmenë , shtetas të huaj mes tyre dhe një biznesmen egjiptian në Shqipëri. (am/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

BLOG - Hajduti te Ksera, simpati në web - Nga ALBA MALLTEZI