Një 22-vjecar u arrestua nga karabinierët e Casalotit në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi I tij ndodhi gjatë një kontrolli rutinë në rrugët e Italisë.
Sipas medias italiane RomaToday , ai është përfshirë në 6 vjedhje dhe dy të tjera në tentativë me një vlerë totale prej 190 mijë eurosh, përveç dëmeve materiale të shkaktuara ndaj aktiviteteve sipërmarrëse të prekura me shumën e mbi 300 mijë euro. Ai akuzohet se ka kryer vjedhje të shumta në Gjermani midis viteve 2016 dhe 2018.
Tani pritet vendimi i gjykatës për ekstradimin ose jo të tij drejt Gjermanisë, ndërkohë pritet të publikohet identiteti i tij.