Grabiti 3.1 mln euro në Gjermani
Klaudjo Dervishi nuk esktradohet
Pas procedimit penal të nisur në Shqipëri për Klaudjo Dervishin, 35 vjeç, i akuzuar nga autoritetet gjermane për grabitjen me vlerë prej 3.1 milion euro, nuk do të ekstradohet por do të gjykohet dhe vuaj dënimin në vendin tonë. (Në foto: Hoteli i sekuestruar)
TIRANË - Pas procedimit penal të nisur në Shqipëri për Klaudjos Dervishin, 35 vjeç, i akuzuar nga autoritetet gjermane për grabitjen me vlerë prej 3.1 milion euro, nuk do të ekstradohet por do të gjykohet dhe vuaj dënimin në vendin tonë.
Këtë fakt e kanë konfirmuar për A1 Report burime të sigurta nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, të cilat saktësuan se tashmë provat material në ngarkim të Dervishit kanë ardhur në Shqipëri ku mes tyre janë një sërë pamjesh filmike dhe përgjime të telefonave të 6 anëtarëve të grupit të grabijteve, i cili më së shumti operonte në qytetin e Mynihut.
Vendimi për mos ekstradimin në Gjermani është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas letërporosisë së ardhur nga hetuesit gjermanë, të cilët kanë listuar të gjithë aktivitetin kriminal të grupit të strukturuar të vjedhjeve të kryesuar nga Dervishi.
Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë nga policia e gjirokastrës ndërsa u transferua menjëherë në kryeqytet për llogari të prokurorisë së krimeve të rënda. Burime për A1 Report nga organi akuzës thanë se, ndaj Dervisht ka nisur procedimi për pastrim të produkteve të veprës penale, ndërsa super hajduti rrezikon 9 vite burg.
Në letër porosinë e autriteteve gjermane janë listuar dhe një sërë provash material ndaj Dervishit dhe grupit të tij, ku si prova kryesore janë pamjet filmike dhe përgjimet telefonike.
Po të njëjta burime nga organi akuzës deklaruan për A1 Report se për sa i përket pasurive të sekustruara si hotel Picolino në Sarandë, autmjetet luksoze si dhe Punishtja e vajit në pronësi të Klaudjos Dervishit pas gjykimit këto prona nëse nuk vërtetohet burimi i të ardhurave do të kalojnë për llogari të shtetit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6808
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14
-
Rrëfehet drejtuesja e shoqatës, Boriçi: U shokuam kur e dëgjuam, Anila ishte 2 ditë më parë këtu dhe nuk shfaqi shqetësime! E përkushtuar ndaj punës
19 Shkurt, 16:05
-
Grabitja më e rëndë për një futbollist, Giroud e pëson keq në SHBA
19 Shkurt, 16:00
-
Roli i princit saudit në përpjekjet e Presidentit Trump për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë
19 Shkurt, 15:58
-
Dhimbja e kokës, çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi juaj? / Si të largoni dhimbjet e kokës me metoda natyrale nga Altin Joka
19 Shkurt, 15:55
-
Në opozitë të gjithë rreth Berishës për ‘shkrirjen e SPAK’, Tabaku bashkohet për të pyetur ‘Venecian’: PD protestoi e lirë para institucionit, PS si bandë e paguar
19 Shkurt, 15:41