Grabiti pikën e këmbimit valutor në Tiranë, autori dyshohet se i përket një grupi kriminal! Garazhi ku u gjetën sendet e sekuestruara ishte baza e grupit

Autori i dyshuar i grabitjes së rreth 30 mijë eurove në pikën e këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, Artan Tafani, i cili njihet nga policia edhe me emrin Marius, dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë përveç Enio Mecajt, pronarin e garazhit ku u gjetën rrobat që kishte veshur për grabitjen dhe biçikletën.

Burime nga policia thanë për Report Tv se Tafani dyshohet se është anëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në Tiranë dhe Durrës. Garazhi ku u gjetën materialet e sekuestruara dyshohet se përdorej si bazë e këtij grupi dhe është në një distancë prej vetëm 1 km larg nga pika e këmbimit valutor që u grabit të shtunën e 24 qershorit nën kërcënimin e armës. Brenda garazhit u gjet një makinë “Mercedes Benz”, e cila rezultonte e vjedhur në shkurt të këtij viti në Shijak.

Makina në fjalë, sipas policisë është dërguar për ekspertizë dhe kontroll të imtësishëm për materiale ADN-je që mund të gjenden brenda saj dhe shenja gishtash, për të identifikuar edhe persona të tjerë të këtij rrjeti kriminal. Hetuesit mendojnë se automjeti është vjedhur për qëllime kriminale nga grupi dhe mund të përdorej kur të ishte e nevojshme. Në muajt e fundit në Durrës rezultojnë të jenë vjedhur 4 makina, ngjarje akoma pa autorë dhe hetuesit po verifikojnë nëse kemi të bëjmë me të njëjtën dorë vjedhje apo jo. 39-vjeçari Tafani ende nuk është lokalizuar nga policia, por burimet thonë se ai nuk ka dalë nga territori i vendit, të paktën në rrugë legale, referuar sistemit TIMS.

Hetuesit kanë dalë në përfundimin se dy punonjëset e exchange që u grabit të shtunën e 24 qershorit nuk kanë lidhje me grupin kriminal, edhe pse fillimisht pamjet e dyerve të hapura u bënë shkak për dyshime. Artan Tafani, hyri brenda në exhcange me një armë në dorë dhe pasi kërcënoi punonësit mbushi bluzën me topa me para dhe më pas u largua me një biçikletë. Policia përmes gjurmimit arriti të zbardhë ngjarjen dhe arrestoi pronarin e garazhit ku Tafani fshehu mjetet e përdorura në kërim, megjithatë Enio Mecaj refuzoi para hetuesve të ketë njohje me 39-vjeçarin.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë