BRITANI E MADHE- Një 44-vjeçar shqiptar akuzohet nga autoritetet britanike për grabitjen e mbi 300 mijë paundëve në shtëpinë e yllit të futbollit Raheem Sterling. Britanikja ‘The Sun’ bën me dije se bëhet fjalë për shqiptarin Hekuran Osmanin i cili pas grabitjes, është arratisur në Shqipëri.
Referuar shkrimit të medias britanike, Henri Osmani ka hyrë në Shqipëri më 18 korrik, policët shqiptarë janë duke bashkëpunuar me autoritetet britanike për të gjetur të arratisurin.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dha edhe një prononcim për median në fjalë ku tha se vendi ynë nuk është një strehë për të mbrojtur shqiptarët që kryejnë krime në Mbretërinë e Bashkuar.
“Asnjë shqiptar i përfshirë në krime në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të mendojë se vendi ynë është një vend i fshehtë”.- tha Balla.