Grabiti dhe dhunoi çiftin në banesë në Gjirokastër, kapet autori

Grabiti dhe dhunoi çiftin në banesë në Gjirokastër, kapet autori

Policia ka raportuar sot për vjedhjen me dhunë të një banese në Gjirokastër të shtetasit A.Ç, në lagjen Manalat, nga një person i paidentifikuar dhe i maskuar, ku të pranishëm në momentin e ngjarjes kanë qenë të zotët e banesës shtetasit A.Ç, 67 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësja L.Ç 58 vjeçe, me të cilët autori i ngjarjes është konfliktuar.
Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se u bë e mundur zbardhja në kohë e ngjarjes si dhe identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Arbland Demçaj, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy telefona celular të markës Samsung, disa bizhuteri, një unazë e një varëse, ndërsa sasinë prej 10.000 lekësh aurori e kishte shpenzuar në lojra fati.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhje me dhunë", të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
s.k/Shqiptarja.com
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?