Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë ku një person, i cili ka mundur të vjedhë një furistradë është përplasur në një supermarket, pasi më parë ka përplasur mjetin e policisë dhe një mjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur në “Tiranën e Re”, ku hajduti ka vjedhur një “Hyndai” fuoristradë dhe në tentativë për të ikur shpejt ka përplasur një automjet tjetër.
Drejtuesi i automjetit të aksidentuar ka nisur ta ndjekë atë deri sa përpara i ka dalë Policia. Kjo e fundit i ka bërë shenjë hajdutit të ndalojë, mirëpo ky i fundit ka përplasur edhe mjetin e Policisë, duke humbur kontrollin e mjetit dhe duke u përplasur me një supermarket. Pas aksidentit të tretë, hajduti eshte kapur nga policia.
/Shqiptarja.com