U grabiti makinat e banesat, gjykata fton mbi 30 gjermanë të përballen në gjyq me 'skifterin' kuksian

U grabiti makinat e banesat, gjykata fton mbi 30 gjermanë të përballen në gjyq me 'skifterin' kuksian

Gentjan Duraku

Më datë 9-janar 31-vjeçari Gentjan Duraku i cili akuzohet se mori pjesë në mbi 30 grabitje në Gjermani do të dalë para gjyqit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se për seancën gjyqësore të Durakut, pas tre ditëve janë njoftuar edhe shtetasit gjermanë të cilët ranë pre e grabitjeve të Gentjan Durakut dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Pjesëmarrja e gjermanëve është lënë në dorën e tyre, ku secili që dëshiron mund të marrë pjesë.

31-vjeçari në sallën e gjyqit do të përballet me akuzën për 'vjedhje me dhunë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal'. Banda e grabitësve që drejtohej nga Duraku ishte kthyer në një problem serioz për autoritetet gjermane, por jo vetëm pasi siç është raportuar më herët ata janë përgjegjës edhe të disa grabitjeve të tjera në Francë. Grupi u arrestua në korrik të 2018 në bashkëpunim me policinë shqiptare, gjermane, franceze dhe Europolin.

Urdhëri i Gjykatës së Posaçme e shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 06/01/2020 16:37

    SHpellar, malok i papare dhe i babezitur!!! Keshtu eshte kur skeni as breke ne by**e dhe doni te kapni leket. Skeni anje lloje kulture! Silleni si kafshe. Tani rri ne burg nja 2 vjet ishalla.

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/01/2020 12:33

    Qelbesire primitive bajgë qe na poshteron duke na nxjerri namin. Ter keta skiftere kudo. Yyyyt u shofshin të shpetojme

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 06/01/2020 16:37

      Amen! Jane shpellare dhe te papare

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?