Zbardhet grabitja e 30 mijë eurove në pikën e këmbimit valutor në Tiranë, identifikohet autori! I dënuar më parë! Në pranga bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

Tiranë- Artan (Marius) Tafani është autori i grabitjes së ndodhur në 24 qershor në një pikë të këmbimit vaultor në Astir nga ku u largua me 30 mijë euro. 39 vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pas grabitjes së ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Lushnjë në 2015-ën.

Për ngjarjen është arrestuar edhe Enio Mecaj i cili akuzohet se ka penguar në zbardhjen e ngjarjes së ndodhur duke fshehur

Ndërkohë është arrestuar Enio Mecaj, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me autorin e vjedhjes duke penguar zbardhjen e ngjarjes. Mecaj akuzohet se i ka vënë në dispozicion Tafanit një garazh automjetesh, dhe ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në zotërim garazhin.

Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga Artan Tafani në grabitjen e ndodhur, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.

Në 24 qershor, Artan Tafani nën kërcënimin e armës ka arritur të grabisë 30 mijë euro nga pika e këmbimit vaultor në Tiranë dhe më pas u largua me biçikletë. Për ngjarjen, policia ka nisur verifikimet për 2 punonjës të pikës së këmbimit valutor nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me autorin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:57
Grabiti 30 mijë euro në pikën e këmbimit valutor në Astir, ky është momenti kur 39 vjeçari largohet me biçikletë nga vendngjarja (FOTO)

1687943096_artanmariustafani.jpg

Ky është momenti kur Artan Tafani është larguar me biçikletë nga pika e këmbimit valutor në Astir ku vodhi 30 mijë euro. 

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar momentin kur 39 vjeçari me maskë në gojë dhe kapele është larguar qetësisht nga vendngjarja. Policia ka arritur ta identifikojë vetëm ditën e sotme. 

Ora 09:45
Grabiti 30 mijë euro në pikën e këmbimit valutor në Tiranë dhe u largua me biçikletë, Report TV siguron foton e autorit 39 vjeçar

1687938425_artanmariustafani.jpg

Agjentët e Komisariatit nr. 6 kanë mundur të gjurmojnë autorin e ngjarjes, Artan (Marius) Tafani përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë. Janë gjurmuar lëvizjet e tij hap pas hapi, para dhe pas ngjarjes. Ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi, ndërsa ka qenë vetë 39-vjeçari që ka dërguar rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Mecaj, të cilat i ka pasur veshur ditën e grabitjes.

Gjatë kontrollit në garazh u gjet dhe një makinë e vjedhur në Shijak, ngjarje që kishte mbetur e pazbardhur, për të cilën dyshohet se autor janë Tafani dhe Mecaj. Artan (Marius) Tafani rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim