Një 23-vjeçar shqiptar po gjykohet në Britani për vjedhjen e rezidencës luksoze të futbollistit të Çelsit Raheem Sterling, i cili përfaqësoi Anglinë në Kupën e Botës.

Emiliano Krosi, dyshohet të ketë marrë pjesë në 33 grabitje duke përfshirë vjedhjen e shtëpisë së sulmuesit me një vlerë rreth 7 milionë paund në Londër, në dhjetor 2022.

Sipas policisë, gjatë bastisjes u vodhën bizhuteri dhe orë me vlerë 300 mijë paund.

Në seancën e parë të procesit, shqiptari nuk dha deklarime për akuzën, por vetëm konfirmoi identitetin e tij.

Ai mbërriti me vonesë në gjyq pasi furgoni që po e transportonte nga burgu pësoi defekt gjatë rrugës.