Një grabitje ka ndodhur para dy ditëve në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Dy persona të pajisur me elektroshok kanë hyrë në një argjendari në pronësi të Gj. Ngresi dhe pasi kanë kërcënuar shitësen, kanë grabitur dyqanin. Dy ditë pas grabitjes policia ka siguruar foto të autorëve gjatë largimit ku drejtohen për në lagjen nr.4.
Foto është kapur nga një biznes aty pranë pasi argjendaria nuk kishte kamera.
Në momentin e ngjarjes në argjendari ndodhej vetëm shitësja.
Pasi kërcënuan me armë punonjësen, e kanë goditur me elektroshok, dy grabitësit kanë marrë sendet me vlerë, rreth 2 kg flori në formë bizhutesisht. Pas kësaj, autorët u larguan me shpejtësi.
Komento