​Një tjetër grabitje spaktakolare ndaj bankave, këtë herë në zonën më të rëndësishme të Tiranës, në ish-Bllok. Pas grabitjes së Rinasit mesditën e 30 Qershorit, një skenar tipik i denjë për filmat aksion, edhe kjo e mëngjesit të kësaj të hëne nuk bën përjashtim.

Grabitësit kanë mundur të futen në ambientet e bankës përmes çarjes së murit nga bodrumi i një lokali aty ngjitur. 

Mësohet se ata kanë qenë të pajisur me mjetet e duhura si dalta, çekiç si dhe saldatriçe me oksigjen, me të cilën kanë hapur kasafortën e bankës. 

Po verifikohet mundësia që autorët të kenë pasur bashkëpunëtorë nga brenda bankës, pasi në momentin e grabitjes nuk ka funksionuar sistemi i alarmit të kasafortës. 

Gjithashtu po verifikohet edhe fakti sesi është lënë një shumë e konsiderueshme monetare brenda bankës në fundjavë. 

Kjo është grabitja e dytë më e madhe e këtij viti ndaj një banke të nivelit të dytë, pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, mesditën e 30 Qershorit, pra pak më shumë se 1 muaj më parë.
  
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com