Grabitja e bankës në ish-bllok 
gjykata liron djalin e Nehat Kullës
Arkiv/Të gjitha lajmet për Robert Kullën

Grabitja e bankës në ish-bllok <br />gjykata liron djalin e Nehat Kullës<br />Arkiv/Të gjitha lajmet për Robert Kullën
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë sot, një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së një banke të nvelit të dytë në zonën e ish-bllokut. Robert Kulla, djali i Nehat Kullës, u la lirë pas përfundimit të afatit 45 ditor të masës së sigurisë në ngarkim të tij. Në përfundim të afateve, Gjykata vendosi për të masën "detyrim paraqitje". 

Lirimi i tij ka ardhur pasi prokuroria nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të fajësuar Kullën si një prej autorëve të grabitjes së rreth 20 milionë lekëve nga një bankë e nivelit të dytë në ish-bllok, mëngjesin e datës 8 gusht të këtij viti. 

Robert Kulla, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë, Roland Liti dhe Alan Babameta, akuzohen për grabitjen e bankës, përmes hapjes së një tuneli nga një ndërtesë ngjitur me bankën.

Autorët arritën të çajnë murin dhe të futen direkt në dhomën e kasafortës së bankës, nga ku morën shumën e konsiderueshme të parave.  

Disa gjurmë gishti të lëna në një bidon uji, që është sekuestruar nga policia në bodrumin që u përdor për vjedhjen e 200 milion lekëve në një bankë të nivelit të dytë në ish-bllok, kanë sjellë dekonspirimin e plotë të autorëve të kësaj vjedhje.

Arrestimi i autorëve të dyshuar u bë rreth tre javë pas grabitjes. Autorët i tradhtuan gjurmët e gishtave të lëna në një bidon uji, që është sekuestruar nga policia në bodrum, gjë kjo e cila ka sjellë edhe dekonspirimin e plotë të autorëve të kësaj vjedhje. Pas identifikimit, nw prangat e policisw ranw Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjeçar, i dwnuar mw parw pwr vjedhje, Alan Babamato, 23 vjeç, lindur nw Fier dhe banues nw Tiranw, me arsim tw lartw, i padënuar, Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues nw Tiranw, me arsim 8 vjeçar, i dwnuar mw parw pwr rrwmbim, mbajtje peng personi dhe armwmbajtje pa leje. 

Vijon...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës