TIRANE- Policia e Qarkut të Tiranës ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për personin që do të japë informacion të vlefshëm në lidhje me identitetin e grabitësit të degës së bankës NBG. Në grabitjen e ndodhur dje rreth orës 15: 10 minuta në sheshin Shtraus, pranë zonës së njohur si “Xhamlliku” mbeti e vrarë arkëtarja e bankës greke, 44-vjeçarja Leonora Kaloçi si dhe u plagos roja Skënder Elmazi.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia informon se në cdo rast do të ruhet anonimati dhe lidhur me informacionet mund të telefononin ose dërgonin mesazh në numrat celular të drejtuesve të policisë 0694110364, 0694100751, 069 41 02 018.

Policia nëpërmjet kamerave të bankës ka arritur të zbardhë të gjithë skemën e vrasjes së punonjëses 44 vjeçare të bankës, Leonora Kaloçi. Gazeta shqiptarja.com shkruan sot, se, burime nga policia bëjnë të ditur se kanë qenë dy grabitës për bankën dhe dyshohet shumë se njëri prej tyre ka qenë "jevg".

NE POLICI NJE I DYSHUAR
Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në drejtorinë e policisë në Tiranë, për këtë ngjarje tragjike, është marrë në pyetje dhe është mbajtur një i dyshuar, por që policia nuk bën të ditur ende identitetin e tij. Sipas burimeve policore, operacioni për vjedhjen e bankës është kryer nga dy vetë, dhe uniformat blu, janë duke e parë këtë rast si një nga rastet profesioniste të vjedhjes së bankave, duke u orientuar në këtë drejtim. Ndërkaq, sipas të gjitha të dhënave të kamerave të sigurisë së bankës, ai që ka qëlluar mbi punonjësen e bankës, është 1.68 cm i gjatë, ka veshur xhinse dhe një xhup të kuq me vija të zeza, por që deri tani, uniformat blu, nuk bëjnë me dije nëse e kanë zbuluar autorin e vërtetë të ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)