Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja me dhunë e datës 29 dhjetor 2022, e cila është zhvilluar në Fshatin Pirg të Maliqit. Policia ka administruar si prove materiale litarin që është lidhur e moshuara Luljeta Hoxha në momentin e grabitjes.
Nga burime të siguruara bëhet e ditur se për ngjarjen janë sekuestruar kamerat e sigurisë së banesës ngjitur (Banesë e vëllait te burrit te Luljeta Hoxhës), nga ana e policisë, të cilat mund të ketë fiksuar lëvizjen e autorit të ngjarjes. Ndërkohë për çështjen janë marrë në pyetje shume shtetas, të afërm dhe fqinj të të moshuarës, ndër ta dhe 4 të rinj te zonës të cilët i përshtaten përshkrimit të 67 vjeçares për autorin e grabitjes, por ende nuk ka të ndaluar për këte ngjarje.
Një ndër pistat ku po heton policia për këte ngjarje, janë personat të cilët 67 vjeçarja ka pasur kontakte të vazhdueshme.