Grabitja,LSI:Rama të marrë masa
të mblidhet 'Siguria Kombëtare'

Grabitja,LSI:Rama të marrë masa<br />të mblidhet 'Siguria Kombëtare'
Një ditë pas grabitjes së ndodhur në Rinas, ku u vodhën 995 mijë euro, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ku e ka konsideruar këtë ngjarje si papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare. Rama ka shtuar se duhet të mblidhet edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Një ditë pas grabitjes së ndodhur në Rinas, ku u vodhën 995 mijë euro, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ku e ka konsideruar këtë ngjarje si papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare.
 
Luan Rama i ka bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masa për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe të kapin autorët, ndërkohë që kryeministrit i ka bërë thirrje që të marrë masa për të gjitha institucionet përgjegjëse.
 
Por Rama nuk është ndalur me kaq, pasi ai ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë ngjarje.
 
Grabitja është papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare! Ministria e Brendshme deklaroi masa shtesë të sigurisë - banditët vjedhin një ditë më pas në pistën e Rinasit! Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHISH dhe prokuroria të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes!  Kryeministri të marrë masa për të gjithë institucionet përgjegjëse! Do të kërkoj të mblidhet komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare. Presidenti të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare!  Ngjarja është shumë e rendë- të nxirren përgjegjësitë!" tha ai.

Deklarata për mediat e Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'