Grabitja, Luan Rama për Report Tv:
Masat e policisë dolën jashtë loje

Grabitja, Luan Rama për Report Tv:<br />Masat e policisë dolën jashtë loje
Luan Rama, menjëherë pasi doli nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë ku pati dhe një debat të fortë me deputetin socialist Pjerin Ndreu, në një intervistë të dhënë për Report Tv ka thënë se masat e policisë ditën kur ndodhi grabitja e rreth 1 milion eurove kanë qenë jashtë loje.

Nga ana tjetër, ai i ka bërë thirrje Komisionit të Sigurisë që të analizojë çdo detaj të ngjarjes dhe punës që kanë bërë institucionet përgjegjëse, p[asi vetëm përmes analizimit mundtë zbardhet gjithçka për publikun.

Duhej që institucionet të tregonin përgjegjshmëri për sigurinë kombëtare dhe atë të aeroportit. Kjo është pasqyra më e mirë ose më e keqe e standardeve të sigurisë. Ajo që unë thashë në thelb është e lidhur me faktin se komisioni duhet të investohet për të ushtruar aktivitetin në kuadër të kontrollit parlamentar për kontrollimin e masave të sigurisë, kur një ditë më parë u tha se masat janë shtuar. Masat e sigurisë kanë qenë jashtë loje, kjo u pa edhe nga grabitja që ndodhi në këtë institucion të rëndësisë së veçantë” tha Luan Rama.

I pyetur nga Report Tv  nëse Ministri i Brendshëm duhet apo jo të japë dorëheqjen pas ngjarjes, ai nuk është personi përgjegjës për ta përcaktuar një gjë të tillë.

Nuk jam personi përgjegjës për të përcaktuar se, kush duhet të mbaj përgjegjësi. Kërkoj që institucionet duhet të bëjnë analizë të ngjarjes dhe të reflektojnë me përgjegjësi.  Është Kryeministri apo Ministri i Brendshëm që duhet të mendojnë një gjë të tillë. Nuk hy unë në këtë analizë nëse Tahiri duhet të japë dorëheqjen, përgjegjësi ka policia, SHISH, Autoriteti i Portitetj. Marr përsipër të them se si anëtar i komisionit të sigurisë të mbledhë informacion për masat dhe sa ato kanë funksionuar” tha ai.

Duke u ndalur tek debati që ai pati me deputetin socialist Pjerin Ndreu, Luan Rama tha se, i ka kujtuar vetëm standardet ligjore e morale të sjelljes në detyrë.

Disa kolegë në komision filluan të flisnin dhe po mundoheshin të mbulojnë atë që nuk mbulohet dhe të mbrojnë atë që nuk mund të mbrohet. Pjerinit i bëra të qartë një standard moral e ligjor të sjelljes në detyrë. Kjo është sjellje e sjelljes e përgjegjësisë individuale, unë insistoj se institucionet nuk duhet të heshtin por të reagojnë në funksion të garantimit të masave të sigurisë’ tha ai.

Lidhur me mundësinë e debateve mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka thënë se sfidë e përbashkët mbetet Reforma në Drejtësi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'