Grabitja në Qafë Kashar, shuma
zyrtare e vjedhur 2.7 mln euro
Ekskluzive/Videoja e grabitjes në rrugën e Rinasit

Grabitja në Qafë Kashar, shuma<br />zyrtare e vjedhur 2.7 mln euro<br />Ekskluzive/Videoja e grabitjes në rrugën e Rinasit
TIRANË- Dy makina të blinduara me një shumë të madhe parash cash prej 2.7 mln euro të një banke të nivelit të dytë janë grabitur nga 4 persona të enjten në dalje të Tiranës, ndërsa janë arrestuar 6 punonjësit e policisë private që po i transportonin, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në dorë nga të shtënat me armë. 

Shifra zyrtare e parave të grabitura bëhet e ditur zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës. 

Të arrestuar janë Xhelil Metaj, Gentian Dedja, Perparim Logu, Endrit Daçi (i plagosur) dhe Dashamir Balla. Ndërsa mëngjesin e kësaj të premte u arrestua edhe Fatmir Gapi, drejtues teknik i kompanisë private të sigurisë fizike.

Po sot është mësuar nga burime të Shqiptarja.com se grabitësit kanë pasur akses në emailin e bankës dhe kanë qenë të informuar për të gjitha lëvizjet e programuara. Dyshohet që emaili të jetë hackuar nga autorët ose punonjësit të kenë servirur të dhënat për grabitësit. 

Sipas policisë kamerat e dy makinave të sigurisë ishin të fikura, ndërsa GPS nuk ishte te thasët me shumat monetare, sikur është e përcaktuar, por ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit.

Policia thekson se nuk është lajmëruar nga Salla Operative e shoqërisë që po transportonte shumën monetare për grabitjen, por se janë nisur drejt vendit të ngjarjes pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri, ndërsa rreth 10 minuta pas grabitjes ka kërkuar ndihmë njëri nga punonjësit e firmës private.

Shuma monetare rreth 2.5 mln Euro që u grabit, ishte marrë nga Banka e Shqipërisë për llogari të një banke të nivelit të dytë dhe do të dërgoheshin në Vjenë.

Ngjarja është shënuar rreth mesditës së djeshme, ora 13:24, rrugës për në Rinas kur mjetet e blinduara te 'Jaguar Security' që po udhëtonin në mbikalimin e Kasharit u është zënë pritë nga dy automjete në të cilat po udhëtonin persona të armatosur. Shqiptarja com siguron videon ekskluzive nga momenti kur nën kërcënimin e armës u grabitën blindet e bankës. 

Gjithçka ndodhi ne 2 minuta e 24 sekonda. Grabitësit kanë studiuar lëvizjet e blindit dhe i kanë zënë pritë duke bllokuar aksin rrugor që lidh autostradën me rrugën që të fut në aeroportin e Rinasit, pranë kryqëzimit të Laknasit.

Skena e grabitjes ka ndodhur në sytë e dhjetra dëshmitarëve që ishin bllokuar në rrugë ku disa prej tyre filmuan çastin, moment që u dërgua në redaksinë e Shqiptarja.com.

Në video dëgjohen të shtënat me armë zjarri nga grabitësit drejt makinës. Grabitësit kanë qëlluar tre herë më armë zjarri në xhamin e derës së parë të makinës, pasi hasën fillimisht në rezistencën e punonjësve të blindit, ndërsa shoferi i njeres prej makinave ka mbetur i plagosur ne dore.
 
Pas të shtënave me armë zjarri dhe depërtimit të plumbave në makinë, punonjësit e blindit janë dorëzuar. Gjithashtu autorët e grabitjes kanë qëlluar me armë zjarri duke shpuar gomat e makinës që po transportonte para.


Pas neutralizimit autorët kanë nxjerrë paratë dhe i kane futur drejt makinës me ngjyrë të zezë. Në pamjet e videos mund të dallohet qartë dhe furgoni i shkatërruar në pjesën anësore të shoferit nga përplasja që i shkaktoi makina e grabitjes.

Gjatë grabitjes drejtues mjetesh kane nderruar rruge si duket nga frika e asaj qe po ndodhte ne ato caste.



Shqiptarja.com mëson se grabitësit pasi jane larguar nga skena e ngjarjes më pas për të fshirë gjurmët kanë djegur automjetet me të cilat realizuan grabitjen tek Ura e Tapizës. Pas disa minutash u mesua se dy makina, një makine tip 'Benz' dhe një 'Seat Ibiza po digjeshin tek Ura e Tapizes.

Sasia e parave qe ndodhej në dy blinda ishte rreth 2.5 milione euro dhe mesohet se sasia monetare do te dergohej jashte vendit permes aeroportit te Rinasit.

Postblloqe janë ngritur ne pikat dalese e hyrese te kryeqytetit. E njëjta skemë grabitje ka ndodhur dhe me vitin 2015 në muajin Dhjetor.



Zhvillimet e fundit nga grabitja në Rinas

Dt.10.02.2017- Detaje të reja nga grabitja në Rinas

Ora 18:30 Tahiri: Policia do të shoqërojë transportin e parave
Pas takimit me Guvernatorin e BSH dhe kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se palët kanë rënë dakord për një plan masash për transportin e vlerave monetare.

Policia e Shtetit do të shoqërojë transportin e vlerave monetare të bankave drejt Rinasit pas grabitjes së fundit.

Ministri u shpreh se ka nisur një inspektim te të gjitha shoqëritë me urdhër të Haki Çakos, ndërsa shumë shpejt do firmosë një urdhër për të adresuar masat shtesë të sigurisë.

Përsa i përket përgjegjësive për grabitjen, Tahiri u shpreh se fenomeni vjen nga mungesa e sigurisë nga policia private dhe për këtë gjë do të angazhohet policia e shtetit për të marrë masat për transportin e vlerave.

Edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në fjalën e tij u shpreh se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ranë dakort për shtimin e masave të sigurisë gjatë transportit të vlerave monetare.
 
‘’Do rrisim masat e sigurisë gjatë transportit të vlerave monetare, që ngjarje të tilla të mos përsëritën më. Kemi pasur një mirëkuptim mes organeve rregullatore, por sigurisht edhe me sektorin privat’’,-u shpreh Sejko. 

Kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë, Erion Braçe u shpreh se "Dhe shumë shpejt të gjitha institucionet do të kenë planin e masave, të detajuar, për t'i dhënë fund këtij aktiviteti kriminal”.

Takimi i Tahirit me drejtuesit e bankave erdhi grabitjes spektakolare ditën e djeshme të 2.7 mln euro në një blind të "Jaguar Security".

Ora 15:00 Masa për 6 të arrestuarit do jepet nesër
Nesër për 6 të arrestuarit do të zhvillohet masa e sigurise ku prokuroria kërkon "arrest me burg" me akuzen e shpërdorimit të detyrës. 

Dyshime të forta lidhen me rolin e punonjësve të shoqërisë së sigurisë. 

Prokuroria bën të ditur se kamerat e autoblindave ishin te fikura, çka shton dyshimet se kanë qenë punonjësit e "Jaguar Security" që e kanë bërë një gjë të tillë. 

Ora 14:50 Prokuroria: Shifra zyrtare e parave të grabitura, 2.7 mln euro
Shifra zyrtare e parave të grabitura sipas Prokurorise së Tiranës e cila po ndjek hetimet është 2.7 milion euro.

Ora 13:50 Qato: 'Jaguar Security' shkeli rregullat, i hiqet licenca
Pas grabitjes së 2.5 milionë eurove, ka reaguar në një konferencë për mediat  Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Altin Qato.
 
Qato deklaroi se kompania që shoqëronte paratë në Rinas  'Jaguar Security', tashmë nuk do të ketë më një licencë për të ushtuar aktivitetin e tyre.
 
‘’Bazuar në shkeljet e kryera, Policia e Shtetit ka vendosur heqjen e licencës për kompaninë ‘’Jaguar Security’’’,
- u shpreh Qato. Ai shtoi gjithashtu se Policia e Shtetit do të vazhdojë kontrollet në shoqëritë e tjera të sigurimit. 



Ora 11: 30 Grabitësit kishin akses në email-in e bankës
Grabitësit e 2.5 milionë euro mesditën e djeshme në një blind të një shoqërie private të sigurisë private mësohet se kanë pasur akses në emailin bankës. 

Grabitësit kanë pasur informacion për sasinë e madhe të parave, kjo pasi dyshohet se emailet e shkëmbyera mes bankës dhe shoqërisë, kanë rënë në duart e tyre. 

Nisur nga të dhënat e emaileve, grabitësit kanë siguruar informacion për itinerarin dhe makinat që do përdoreshin. Gjithashtu, grabitësit kanë qenë të mirëinformuar që blindat ishin të përshtatur dhe që punonjësi i bankës nuk i shoqëronte. 

Ora 11: 00 Grupi hetimor gjen 13 gëzhoja në vendin e ngjarjes
Grupi hetimor i ngritur pranë Policisë së Tiranës ka gjetur 13 gëzhoja në vendin ku u grabitën 2.5 milionë euro të një banke private në blindin që i ishte drejtuar aeroportit të Rinasit. 

Katër grabitësit e armatosur kanë qëlluar disa herë me armë zjarri për të trembur pesë punonjësit e shoqërisë private të sigurisë. 

Ora 10: 30 Tahiri: Banka dhe policia private s'morën masa, hetime
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur nga Universiteti "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, për grabitjen e djeshme në Qafë Kashar.
 
Tahiri tha se banka dhe policia private nuk morën masa për kushtet e sigurisë me qëllim parandalimin e ngjarjes.
 
"Nëse policia private respektonte rregullat, shmangej grabitja. Policia private dhe banka nuk kishin marrë masa sigurie", u shpreh Tahiri.
 
Ministri i Brendshëm theksoi gjithashtu se policia mbetet e angazhuar për zbardhjen e ngjarjes.
 
"Kjo grabitje dëshmoi edhe njëherë domosdoshmërinë për thirrje për një Shqipëri të sigurt. Policia e angazhuar maksimalisht në zbardhjen e ngjarjes", u shpreh Tahiri. 

Ora 09: 40 "Jaguar Security" i hiqet licenca
Kompanisë private të sigurimit "Jaguar Security" i është hequr licenca prej ditës së djeshme. Prokuroria ka nisur hetimet ndaj shoqërisë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
 
Shoqëria në fjalë ka pretenduar se disponon eskortë automjetesh dhe staf të kualifikuar për të garantuar sigurinë e transportimit të parave, ndërsa ka rezultuar se nuk plotësonin kushtet.
 
Automjetet të supozuara si blind, nuk janë të tilla, por makina të zakonshme të përshtatura si të tilla. Gomat nuk janë prej ajri, siç edhe i kanë automjetet e blinduara, por janë goma të zakonshme, të cilat janë shpuar nga plumbat e armëve.  
 
Gjithashtu edhe xhamat e automjetit janë shpuar nga plumbat.

Ora 09:30 Shkon në 6 numri i të arrestuarve
Shkon në 6 numri i personave të arrestuar pas grabitjes së djeshme në rrugën e Rinasit. 

Drejtuesi teknik i shoqërisë së sigurimit "Jaguar", Fatmir Gapi, 56 vjeç, është prangosur nga policia mëngjesin e kësaj të premte. 

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Vjedhjes me arme" kryer në bashkëpunim mbetur në tentative dhe "Shpërdorim detyre", parashikuar nga Nenet 140-25 dhe 248 të Kodit Penal.

Ndërsa një ditë më parë u arrestuan Xhelil Metaj, Gentian Dedja, Perparim Logu, Endrit Daçi (i plagosur) dhe Dashamir Balla. Sipas policisë kamerat e dy makinave të sigurisë ishin të fikura, ndërsa GPS nuk ishte te thasët me shumat monetare, sikur është e përcaktuar, por ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit. 

Report TV në vendin e ngjarjes një ditë pas grabitjes së 2.5 milionë euro



Ora 09:20 Grabitja ka zgjatur 2 minuta e 20 sekonda
Grabitja spektakolare e 2.5 milionë euro para të një banke private nga një blind, ka zgjatur 2 minuta e 20 sekonda.
 
Katër kanë qenë autorët të cilët realizuan grabitjen e të hollave, të cilat po transportoheshin në drejtim të aeroportit të Rinasit, me destinacion Vjenën.
 
Grabitësit kanë qenë të armatosur dhe të maskuar. Momenti i grabitjes është filmuar, ndërsa Report TV transmetoi dje videon ekskluzive
 
Skema e grabitjes
Një prej fuoristradave të grabitësve ka ardhur në drejtim të kundërt me blindin.
 
Përmes një rruge dytësore, automjeti ka dalë dhe i ka zënë rrugën duke përplasur autoblinin e parë, duke qëlluar gomat dhe në xhamin e mjetit.
 
Fuoristrada tjetër ka ardhur përballë. Të dy këto automjete kanë neutralizuar blindat e shoqërisë private të transportimit të parave, ndërsa 4 grabitësit nën kërcënimin e armëve kanë shtrirë në tokë 5 punonjësit e policisë private. 
 
Mjetet e grabitësve kanë shfrytëzuar rrugët dytësore për të dalë në Qafë Tapizë ku edhe i kanë vënë flakën automjeteve.
 
Ora 09:10 Masat e policisë një ditë pas grabitjes
Patrullat e policisë vijojnë të kontrollojnë zonën ku ndodhi grabitja e 2.5 milionë eurove.
 
Në perimetrin ku dyshohet se qëndrojnë të fshehur grabitësit ka prezencë të agjentëve civilë. Janë masa normale, por në Qafë Kashar, ndodhet e pozicionuar një patrullë e komisariatit nr.6 me dy efektivë policie.
 
Një nga masat e marra menjëherë pas grabitjes, është shoqërimi i punonjësve të "Jaguar Security". Ata akuzohen për shpërdorim detyre. 

Ora 09:00 Shifra e grabitur është 2.5 milionë euro
Report TV zbardh detaje të reja nga grabitja e djeshme në rrugën e Rinasit.

Shifra e grabitur në blindin e një shoqërie private, është 2.5 milionë euro, para këto të një banke private.

Megjithatë, gjasat janë që shuma e grabitur të jetë edhe më shumë se kaq, pasi janë 8 thasë të grabitur, të cilët kishin nga 500 mijë euro secili.

Dyshimet janë se bëhet fjalë për 4-5 milionë euro të grabitura, me destinacion Vjenën.

Hetimet vijojnë ende përsa i përket shifrës.

----------------------------------------------------------------

Ora 21:30 Skeda/ Përmbledhje e 4 grabitjeve të blindave të parave
13 Shkurt 2015
Grabitet një banke e nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit, vidhen 2 milion euro. Ngjarja pa autor.
 
3 dhjetor 2015
Grabitet blindi i një banke të nivelit të dytë, vidhen 3 milion euro. Ngjarja pa autor.
 
1 korrik 2016
Grabitet brenda pistës së avionëve në Rinas një blind që transportonte para të një banke, vidhen 1 milion euro. Ngjarja pa autor . Me 3 te dyshuar te pa arrestuar.
 
9 shkurt 2017
Grabiten 2 blinda që transportonin para të një banke, vidhen 2 milion euro. Ngjarja pa autor.
 
4 ngjarje, ne me pak se dy vite me 8 milion euro te grabitura!

Ora 20:30 Grabitja, plagoset në dorë njëri nga policët
Njëri nga punonjësit e policisë private që u grabitën sot ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
 
I plagosur ka mbetur shoferi i blindit të dytë Endrit Daçi 31 vjeç. Ai ka marrë një plumb në dorë, ndërsa pas ngjarjes u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
 
Endrit Daçi është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pas mjekimit është dërguar në qeli së bashku me 4 punonjësit e tjerë që u arrestuarn.
 
Puonjësit e arrestuar janë
Xhelil Metaj , 43 vjeç punonjes SHPSF,
 
Gentian Dedja , 31 vjeç punonjes SHPSF,
 
Perparim Logu , 39 vjeç , punonjes SHPSF,
 
Endrit Daçi, 31 vjeç , shofer I shoqerise,
 
Dashamir Balla, 42 vjeç shofer I shoqerise.

 
Ora 19:30 Policia: Kamerat e mjeteve të blinduara ishin të fikura, GPS nuk ishte te lekët
Pas ngjarjes në Rinas sot në mesditë policia e Tiranës deklaron se kamerat e dy makinave të sigurisë ishin të fikura, ndërsa GPS nuk ishte te thasët me shumat monetare, sikur është e përcaktuar, por ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit.
 
Policia thekson se nuk është lajmëruar nga Salla Operative e shoqërisë që po transportonte shumën monetare për grabitjen, por se janë nisur drejt vendit të ngjarjes pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri.
 
Oficerët e policisë nga mesi i rrugës kanë shkuar në këmbë në vendin e ngjarjes për shkak të trafikut të bllokuar, ndërsa rreth 10 minuta pas grabitjes ka ardhur një tjetër telefonatë nga punonjësi i firmës private i cili ka kërkuar ndihmë.
 
Autorët, sipas policisë i kanë marrë paratë pas prerjes së blindit me motorsharrë.
 
Pas ngjarjes janë arrestuar punonjësit e policisë private Xhelil Metaj, Gentian Dedja, Perparim Logu, Endrit Daçi, Dashamir Balla.

Njoftimi i plotë i policisë Tiranë
Ne oren 13 :10 njofton patrulla e policise se mjetet e blinduara te Shoqerise Private sigurise fizike kane kaluar ne drejtim te Rinasit .
 
Ne oren 13:24 ,ka ardhur telefonatë te numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë .
 
Me marrjen e njoftimit patrulla e policise eshte nisur në drejtim te vendit ku eshte marre telefonata.
 
Sqarojme se në mes te rruges eshte konstatuar trafik nga patrulla dhe jane detyruar te lene makinen dhe te shkojne me kembe ne drejtim te Universitetit Epoka.
 
Ne oren 13 :29 shkon shefi i Komisariatit Vore ne vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.
 
Ne orën 13 :34 ka ardhur një tjetër telefonatë , nga punonjësi i firmës private i cili ka kërkuar ndihmë policore.
 
Ne oren 13 :35 patrulla e policise mberrin ne vendngjarje dhe ka marre kontakt me drejtuesin e mjetit te shoqerise fizike.
 
Ata I kane spjeguar oficerit te patrulles pergjithshme lidhur me ngjarjen.
 
Sqarojme se nga Salla Operative e shoqerise perkatese nuk eshte dhene asnje njoftim mbi ngjarjen e ndodhur ne sallen operative te Drejtorise Vendore Policise Tiranës.
 
Ne vendngjarje jane konstatuar dy automjete të pershtatura si te blinduara të një shoqërie private, që po transportonin në drejtim të Rinasit vlera monetare.
 
Në këtë aks rrugor këtyre mjeteve u është ndërprerë rruga nga një automjet tip fuoristradë duke e goditur furgonin e blinduar të shoqërisë private dhe prej tij kanë dalë dy persona të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë.
 
Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë te shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit e shoqërisë private të cilët ndodheshin në të.
 
Pasi kanë marrë sasinë e parave , ata janë larguar me të dy automjetet e tyre.
 
Sqarojme se automjetet e shoqerise fizike te pershtatur si mjet i blinduar jane demtuar nga autoret ne pjesen e pasme duke perdorur mjet prerese te dyshuar motosharre dhe marre me pas shumen e parave.
 
Gjithashtu eshte konstatuar se kamerat e mjeteve te pershtatura si blind kane qene te fikura dhe GPS nuk ka qene I vendosur ne thaset e parave por ne nje thes I cili u gjet I vendosur poshte sediljes se shoferit.
 
Në vendngjarje janë fiksuar gëzhoja .
 
Nga shërbimet policore , janë konstatuar/gjetur dy mjete që po digjeshin pranë disa banesave , në vendin e quajtur "Rruga e Hajdutëve” në Fushë Prezë.
 
Nga verifikimi i kryer dyshohet se këto mjete të jenë të autorëve, të përdorura në vendngjarje.
 
Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende e papërcaktuar.
 
Si rrjedhoje jane arrestuar shtetasit :
 
Xhelil Metaj , 43 vjeç punonjes SHPSF,
 
Gentian Dedja , 31 vjeç punonjes SHPSF,
 
Perparim Logu , 39 vjeç , punonjes SHPSF,
 
Endrit Daçi, 31 vjeç , shofer I shoqerise,
 
Dashamir Balla, 42 vjeç shofer I shoqerise.
 
Vazhdojnë hetimet per dokumentimin e plote te ngjarjes.

Ora 19:15 Mbaron takimi i Tahirit, tone të larta në mbledhje
Pas grabitjes së 2 mln eurove në Rinas, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi një takim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës me shefat e komisariateve dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.
 
Takimi zgjati për më shumë se një orë, ndërsa u diskutua për reagimin dhe punën për arrestimit të autorëve të grabitjes së dy makinave të blinduara që po transportonin shumën monetare të rreth 2 mln eurove të një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit me destinacion Austrinë.
 
Në mbledhjen mes Tahirit dhe shefave të komisariateve nuk munguan edhe tonet e larta të diskutimit.
 
Ndërsa në fund të takimit, ministri Tahiri nuk ka preferuar që të japë asnjë prononcim për mediat.

Ora 19:00 Grabitja, ndalohen 5 punonjësit e policisë private
Pesë punonjësit e policisë private 'Jaguar Security' që grabitën në momentin që po transportonin shumën prej 2 mln eurove janë ndaluar nga policia.
 
Dyshohet se mes 5 punonjësve që p udhëtonin me dy makina të blinduara mund të pasur rrjedhje informacioni dhe bashkëpunim me grabitësit.
 
Aktualisht 5 punonjësit po merren në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Ora 18:38 Dërgohen në Policinë e Tiranës 2 makinat e autorëve, nis ekzaminimi
Dy makinat e djegura që përdorën autorët për grabitjen e 2 mln eurove kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku do tu nënshtrohen ekzaminimeve për të shkuar në gjurmët e autorëve të super grabitjes.



makina e djegur ne drejtorine e policisew tirane
makina e djegur ne drejtorine e policisew tirane

Ora 18:00 Grabitja, Tahiri takim me drejtuesit e policisë Tiranë
Pas grabitjes së 2 mln eurove në Rinas, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po zhvillon një takim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës me shefat e komisariateve dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.
 
Në takim po diskutohet për reagimin dhe punën për arrestimin e autorëve të grabitjes së dy makinave të blinduara që po transportonin shumën monetare të rreth 2 mln eurove të një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit me destinacion Austrinë.

Në mbledhjen që po zhvillohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës mes Tahirit dhe shefave të komisariateve nuk mungojnë edhe tonet e larta të diskutimit.

Ora 17:00 Dyshime: Autorët mund të kenë fshehur paratë, kerkime mbi Budull
Sasia e parave e vjedhur nga dy blindat që transportonin paratë e një banke të nivelit të dytë mund të jetë fshehur në zonë, ndoshta dhe në fushat e kodrat atyrë prane.

Gazetari Driçim Çaka shprehet se policia po kreh zonën pasi dyshohet se grabitësit e sinjalizuar rreth kërkimeve të gjera që kanë nisur uniformat blu mund të kenë fshehur paratë në zonën periferike të Tiranës. 

Burime thanë për gazetarin se duke fshehur paratë, grabitësit kështu mund të fshihnin gjurmët.
Sipas të dhënave, autorët dyshohet se fshihen në zonen e Budullit, ku dhe janë përqendruar kërkimet e policisë.

[gallery]20975[/gallery]

report tv
(Ora 13:15 Dy blindat ndalohen ne rruge)
grbaitja blindit
( Ora 13:55 Momenti i grabitjes se dy blindave)
makina ne flake
( Ora 14:10 zbulohen tek Ura e Tapizes dy makinat me te cilat u realizua grabitja)



VIDEO-Ja si grabitet blindi me para




Ora 16: 30 Grabitja, dëshmia e policëve: Derën e hapëm, pasi na qëlluan me armë

Pas grabitjes së rreth 2 milionë eurove të një banke të nivelit të dytë janë marrë në pyetje punonjësit e firmës private të sigurisë që po transportonin shumën monetare drejt aeroportit të Rinasit.

Një nga punonjësit e policisë private ka deklaruar se u qëlluam direkt me armë zjarri nga grabitësit, ndërsa shtoi ai se fillimisht rezistuam, por më pas e hapëm derën.

"Ne ishim 5 punonjës policie, dy ishim te blindi i parë, ndërsa tre ishim te i dyti.

Grabitësit erdhën dhe na qëlluan direkt me armë zjarri. U trembem. Nuk e hapëm derën fillimisht, pastaj e hapëm" ka deklaruar ai para grupit hetimor.

Grabitja ndodhi mesditën e sotme rreth orës 14:00, ndërsa shuma monetare ishte në dy makina të blinduara.


Ora 14: 15 Sasia e vjedhur 2 milionë euro

Gazetari ynë Arsen Rusta bën të ditur se sasia e parave e grabitur nga personat e armatosur sot në mbikalimin e Kasharit është tepër e madhe. Nga të dhënat e para flitet për 2 milionë euro që do të transportoheshin jashtë vendit me avion nga aeroporti i Rinasit.

Ora 14: 12 Policia kërkime nga toka e nga ajri

Ndërkaq policia ka ngritur postblloqe në pikat hyrëse e dalëse nga Tirana si dhe po bën kërkime nga ajri.

Ora 14: 10 Dinamika e ngjarjes, grabitja në 3 minuta e 20 sekonda

Gjithcka ndodhi në 3 minuta e 20 sekonda minuta. Rreth orës 13:50 minuta dy makina te blinduara 'Jaguar Security' të një firme të kontraktuar nga banka e një niveli të dytë ishte nisur rrugës për në aeroportin e Rinasit. 

Ka qenë një automjet tip benz me ngjyrë të zezë që i ka zënë pritë autoblindave dhe i ka detyruar të hapin krahun. Në ndihme të saj, ishte dhe një makinë e dytë tip, 'Seat Ibiza'. Ne veprim u hodhen 4 grabites. 

Për të ndalur autoblindën ata kanë qëlluar në ajër, por dhe drejt makinave duke rrezikuar jetën e shumë udhëtareve qe u ndodhën aty në ato momente. Një prej makinave e ka përplasur nje autoblind derisa shoferi ka hapur krahun ne autostrade. Shenja plumbash u vunë re në blinda deri tek gomat e cara nga breshëria me automatik. Më pas 4 persona te veshur me uniforma me ngjyra të errëta, kambale ushtarake dhe me armë në dorë kanë thyer me qytën e armës xhamin e krahut të shoferit të një prej blindave dhe e ka detyruar këtë të fundit të hapë derën e pasme te furgonit duke grabitur sasinë e eurove që që po transportohej drejt aeroportit të Rinasit.

VIDEO nga vendi i ngjarjes


makina djegur e bankes

makina djegur e bankes
(Makinat e djegura nga grabitesit tek Ura e Tapizes)

Ora 14: 20 Në pyetje dhe drejtues të bankës

Drejtuesit e bankës si dhe personat që udhëtonin në autoblind po merren në pyetje nga policia. Drejtuesit e Bankës janë personat që kanë dijeni mbi itinerarin që ndiqej për transportin e parave. Ndërsa shoferi dhe personi tjetër shoqërues në autoblindën që u bë pre e grabitjes po merren në pyetje mbi rrethanat sesi ndodhi ngjarja.

Skema e grabitjes si e dhjetorit, 2015
Skema e grabitjes së sotme është e ngjashme me atë të ndodhur në 3 dhjetor të vitit 2015. Ajo grabitje zgjati 3 minuta në kryqëzimin e Laknasit në rrugën Tiranë-Rinas autorët janë larguar me 4 thasë me para, ndërsa kanë qëlluar me armë në ajër për të trembur rojet e “Rogat Security”.

Paratë ishin të nje banke e nivelit te dyte dhe po transferoheshin jashtë vendi. Ne ate grabitje u perfol se shuma e vjedhur ishte 3.5 milione euro. Edhe ne kete rast makina e perdorur per vjedhje u dogj nga grabitesit.

VIDEO nga vendi i ngjarjes
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim